Kuvendi i hap rrugen zgjerimit te fushes se transplanteve qe do kryhen ne vendin tone

Kuvendi miraton një nga projektligjet më të rëndësishme “Për transplantimin e indeve, të qelizave dhe të organeve në Republikën e Shqipërisë”
Relatori i Komisionit për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, deputeti Tritan Shehu theksoi se ky është një ligj shumë i rëndësishëm,i cili paraqitet i plotë.
Kurse ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha se ky ligj është një sprovë e fituar ku ne futemi ne rrugën e hartimit të një legjislacioni i cili respekton direktivat e Komunitetit Evropian duke bërë këtë legjislacion plotësisht bashkëkohor, atraktiv, jo vetëm për veprimtarinë shkencore, profesionale brenda mjekësisë tonë, por për të gjitha llojet e iniciativave shkencore të cilat hulumtojnë dhe veprojnë në këtë fushë.
Ky projektligj synon arritjen e objektivave specifikë në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim -Asociimit.
Në seancë plenare, nuk kanë munguar debatet mes deputetëve.
Është konsideruar një ligj delikat, kompleks dhe i domosdoshëm për vendin tonë ku nevojat për transplante rriten gjithnjë e më shumë.
Në bazë të ligjit për transplantimin e organeve, lejohet që ky proces të kryhen vetëm për nevoja mjekësore, kur trupi i njeriut e ka të domosdoshme ndërhyrjen kirurgjikale, pasi rrezikohet me humbjen e jetës.
Ligji parashikon se heqja dhe implantimi i transplanteve kryhet vetëm për nevoja mjekësore dhe kur vlerësohet se kjo është e domosdoshme për të siguruar jetën dhe shëndetin e marrësit të transplantit.
Ndalohet shitblerja e transplanteve, si dhe çdo lloj veprimtarie që favorizon reklamimin, tregtimin dhe trafikimin e paligjshëm të transplanteve.
Në vendin tonë ende nuk ekziston Banka e organeve, ndërsa 26 marsi i vitit 2009 ka shënuar realizimin e transplantit të parë në vendin tonë në spitalin publik QSUT.
Kërkesat pranë QSUT-së për transplante të veshkës apo organeve të tjera, rriten çdo vit, por mungesa e rregullimit me ligj të ndërhyrjeve të tilla ka bërë që shqiptarët të detyrohen t’i realizojnë jashtë Shqipërisë.
Ligji i cili pritet të miratohet i jep të drejtën e kryerjes së transplanteve jo vetëm spitaleve shtetërore, por edhe atyre private.