E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tello nuk largohet nga Barcelona

Cristian Tello nuk ka ndërmend të kërkojë largimin nga Barcelona dhe synon të qëndrojë gjatë me gjigantin katalan.

Sulmuesi 20 vjeç spekulohej me transferim në Liverpool gjatë këtij afati kalimtar të verës. Mirëpo, ai ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Nou Camp.

“Kam ende kontratë me Barcelonën dhe synoj të kalojë edhe shumë vite në këtë klub. Jam i bindur se jam në vendin e duhur dhe nuk mund të jem më i lumtur në asnjë skuadër tjetër”, deklaroi Tello për të përditshmen katalan El Mundo Deportivo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›