Rafting në jug të vendit, nisma për promovimin e burimeve lumore

Për herë të parë sporti i Raftingut, bëhet prezent edhe në jug të vendit. Një grup të rinjsh të pasionuar pas këtij sporti jane gjendur në jug të vendit, ku po eksplorojne lumenjtë e Vjosës dhe Drinos në Tepelenë-Gjirokastër, për të përfunduar, në Sarandë, përmes rjedhës së lumit Bistrica.
Kjo iniciativë e këtij grupi të pasionuarish, vjen në kuadër të një turi që synon, prekjen e të gjitha resurseve turistike që ka në themel lumenjtë e zonës jugore. Sipas kryetares se Albania Rafting Group, Blerina Ago, synimi është promovimi i turizmit, vlerave natyrore dhe mbrojtja e mjedisit.
Si e vetmja shoqatë e licensuar dhe anëtare e Federatës Shqiptare të Rafting, ky grup synon ndër të tjera të promovojë këtë sport dhe të nxise ruajtjen e rrethinave të lumenjve duke rritur edhe më shumë ndërgjegjësimin mjedisor të publikut, për mbrojtjen e lumenjve dhe ujërave të tjera të territorit shqiptar.
Qellimi i Albanian Rafting Group, është sensibilizimi i qytetareve për aplikimin e sportit të rafting në Shqipëri si dhe promovimin e turizmit, vlerave natyrore por edhe mbrojtjen e mjedisit.