Palacio sakrifikon ‘bishtalecin’ për Scudetto

Përforcimi i ri i Interit, Rodrigo Palacio ka bërë të ditur se do të shkurtojë bishtalecin e tij, nëse Nerazzurrët fitojnë titullin e kampionit në Serie A. 30 vjeçari argjentinas sapo i është bashkuar gjigantit milanez nga Genoa dhe tregoi se ka synime të mëdha me skuadrën e re.
“Ndihem shumë mirë këtu, jam përshtatur mirë nga fillimi”, deklaroi Palacio i cili nënshkroi kontratë trevjeçare me Interin. “Askush s’mund të ma prekë bishtalecin, por nëse fitojmë ligën, do ta pres një copë”, shtoi ai.
Kurse edhe përforcimi tjetër, portieri Samir Handanovic – i cili erdhi nga Udinese – beson se Palacio mund të përfundojë duke realizuar premtimin. “Ne kemi një ekip të mirë dhe nuk dyshoj se mund të luftojmë për titull. Në Udinese kurrë nuk kam parë më shumë tifozë gjatë përgatitjeve, kjo është hera e parë për mua”, deklaroi ai.
Interi përfundoi i gjashti sezonin e kaluar, por forma e skuadrës u përmirësua pas emërimit të Andrea Stramaccionit për trajner në mars.