E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni nuk është i interesuar për Pirlon

Bayern Munich ka mohuar publikimet se ka pasur tentativa për të nënshkruar me mesfushorin e Juventusit, Andrea Pirlo.

33-vjeçari ka ringjallur karrierën e tij duke qenë shtylla e suksesit të Juventusit në Serie A sezonin e kaluar dhe po ashtu ndihmoi Italinë të arrijë deri në finale të Euro 2012 këtë verë.

Megjithatë gjiganti bavarez ka mohuar se ka tentuar ta joshë ish-mesfushorin e Milanit në Allianz Arena, siç kanë raportuar media të ndryshme italiane.

“Bayerni nuk e ka kontaktuar as lojtarin dhe as këshilltarët e tij, e as që ka bërë ofertë te Juventusi”, thuhet në një deklaratë të kryetarit të bordit, Karl-Heinz Rummenigge, të publikuar në faqen zyrtare të klubit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›