E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Aleanca Popullore (Lidhja Çame), marrëveshje bashkëpunimi me LSI brenda koalicionit opozitar (VIDEO)

dojaka-ilir-meta-300x241

Në një konferencë për mediat së bashku me lidershipin e partisë Aleanca Popullore, Artur Dojaka, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka deklaruar se ndonëse është një forcë e re, ka investuar qartë në koalicionin e ri për Shqipërinë Evropiane.

Është një forcë që si prioritet kryesor të saj ka afirmimin e çështjes çame dhe zgjidhjen e saj. Kjo në kuadër të integrimit evropian. Është një forcë që jam i bindur se do të jetë një nga surprizat e këndshme të 23 qershorit. Do të japë një kontribut të rëndësishëm për realizimin  e atij rotacioni të domosdoshëm dhe aq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë. Dihet se  Aleanca për Shqipërinë Evropiane përfaqëson koalicionin më të gjerë të realizuar ndonjëherë në vendin tonë në këto dekada pluralizmi politik, pohoi Meta.

Ne e filluam përpjekjen tonë në vitin 1991 me krijimin e Shoqatës Çamëria. Kemi vënë zemrën tonë, mundësitë tona dhe gjithçka tjetër në shërbim të një kauze që është amaneti i shenjtë i të parëve tanë. Çështja Çame duhet të bëhet çështje e shtetit shqiptar. Çështja çame nuk çohet përpara duke mbetur brenda kornizave të një komuniteti, sado i madh që të jetë ai. Ajo duhet të bëhet një çështje kombëtare dhe si e tillë, ajo duhet të adaptohet nga shteti shqiptar dhe strukturat e tij, duke filluar nga qeveria. Prandaj jemi sot pjesë e këtij koalicioni fitues, Aleanca për një Shqipëri Europiane. Eshtë pa dyshim në nderin e Parlamentit Shqiptar miratimi i Rezolutës  për Çamërinë. Jemi pjesë e këtij koalicioni fitues që kjo Rezolutë të kalojë në Kuvendin e ri, jo me marifete dhe falsifikime, por si vullnet i qartë dhe dinjitoz, me konsensus të të gjithë përfaqësuesve politikë të vendit, në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar, tha Dojaka.

Për sa i përket krizës së KQZ-së, Meta tha: Konsensusin dihet se kush e prishi në mënyrë të vrazhdë dhe arrogante. Nuk është kjo rruga e rritjes së besimit tek zgjedhjet e ndershme./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›