TemA TV/ Meta takon Ramën në selinë e PS: Ishte një bisedë verore (VIDEO)
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u takua në selinë e Partisë Socialiste me kryeministrin e ardhshëm, Edi Rama.
Takimi erdhi fill pas shpalljes së Lulzim Bashës kryetar i ri i Partisë Demokratike.
Pas takimit, i dyti brenda pak ditësh në këtë seli, Meta deklaroi për mediat se ishte bërë një bisedë verore.
I pyetur se kanë kaluar afatet për programin e bashkëqeverisjes, Meta tha se për këtë duhet pyetur kryeministri i zgjedhur.
Sa i përket rinumërimit në KQZ, Meta tha se duhet transparencë, por konform ligjit.
Sipas tij, kutitë hapen me miratimin e pesë anëtarëve të KQZ-së, jo të katër prej tyre.
Transparenca është mjaft e rëndësishme, por gjithmonë sipas ligjit dhe kodi ka qenë shumë i qartë se procesi i hapjes së kutive mund të bëhet vetëm me 5 vota të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pra, këtë kompetencë mund ta ketë vetëm Kolegji Zgjedhor, në kushtet kur gjysmë-KQZ-ja ka vetëm janë katër anëtarë. Pra, Kolegji ka marrë vendim të qartë ligjor dhe kushdo që nuk është dakord me këtë vendim ndjek rrugën që përcakton ligji, tha Meta./ep
