TemA TV/ Berisha, lumë lavdërimesh për Bashën: Dolëm më të bashkuar nga gara. Pyesni Olldashin për kritikat (VIDEO)
Berisha: Nuk do ndalem, do të zhvilloj betejë të fuqishme ndaj këtij pushteti që doli nga mashtrimi
Kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp pas fitores së Lulzim Bashës në garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Kryeministri Sali Berisha lëshoi një lumë lëvdatash për Bashën, ndërsa tha se partia doli më e bashkuar nga gara, pasi edhe mund të ishte përçarë.
Berisha sulmoi ashpër mazhorancën e re, duke e akuzuar për blerje votash, ndërsa problemin e listave në partinë e tij e quajti burokratik.
Ai tha se i kishte kërkuar Bashës dhe rivalit të tij, Sokol Olldashi, që të lejonin të votonte gjithkush që kishte kartën e anëtarësisë, duke i mbajtur shënim emrat në një fletore, por ata nuk pranuan.
Berisha tha se humbësi duhet të bashkëpunojë me fituesin.
Berisha tha se kur është zgjedhur vetë për herë të parë kryetar i PD, ka marrë 75 përqind të votave, ndërsa falënderoi Azem Hajdarin dhe Neritan Cekën.
I pyetur për komentet plot thumbime të Olldashit për votim të hapur, Berisha tha se duhet të pyesin Olldashin.
Ky ishte një votim i fshehtë dhe nuk ka asnjë anëtar të PD që e ka vënë në pikëpyetje këtë gjë, tha Berisha.
Sipas Berishës, numri rendor ka qenë thjesht për të ditur nëse janë fletët reale, apo janë fletë të tjera.
I pyetur se a do jetë kryetari real Basha, nën hijen e Berishës, ky i fundit tha se të gjithë ata që e njohin e dinë se ai merret 18 orë në ditë me veten.
Do zhvilloj një betejë të gjithanshme dhe të fuqishme këtij pushteti që doli nga mashtrimi, tha Berisha.
Dhe ju do jeni dëshmitarë ndaj këtij pushteti që bllokon numërimin e votave, theksoi Berisha.
Më poshtë fjala e Berishës:
Jam këtu për të uruar përzemërsisht kryetarin e ri të Partisë Demokratike, zotin Lulzim Basha, i cili u zgjodh me një votë plebishitare të anëtarësisë së Partisë Demokratike në votimin e djeshëm një anëtar- një votë.
Zoti Lulzim Basha përfaqëson suksesin e të riut shqiptar, i cili në një moshë shumë të re, gjimnazist, do të përfaqësonte në KQZ partinë e tij, Partinë Demokratike, në zgjedhjet e para pluraliste të vendit.
Më pas si qindra e mijëra të rinj shqiptarë, shkoi në vende të tjera për studime. Studioi në një nga universitetet më serioze në Europë.
Doli i pari në garat botërore të fushës së të drejtave të njeriut.
Mbi këto parametra u thirr nga Gjykata Ndërkombëtare për të kontribuar në hetimin e kryekasapit të asaj kohe, Millosheviçit.
Ndihmoi në konsolidimin e institucioneve në Kosovë si përfaqësues i organizatave ndërkombëtare.
Lulzim Basha është historia e suksesit të vërtetë të Partisë Demokratike.
Ai përmbushi me një vendosmëri, aftësi dhe përkushtim të madh çdo mision që iu ngarkua.
Së pari, Rrugën e Kombit. U emërua ministër për atë mision. E realizoi në mënyrë të shkëlqyer.
U emërua në krye të diplomacisë shqiptare kur vendi po bënte çdo përpjekje për anëtarësimin në NATO. Fitoi simpatinë, respektin dhe dashurinë e kolegëve të tij dhe u shndërrua në promotor të vërtetë të këtij procesi.
U emërua në krye të Ministrisë së Brendshme për të përmbushur një premtim elektoral konkret të Partisë Demokratike, heqjen e vizave me Bashkimin Europian.
Është ministri, personaliteti që së bashku me të rinjtë shqiptarë, mbërriti në Bruksel si maratonomak i heqjes së vizave për shqiptarët.
U caktua nga PD për të garuar për Bashkinë e Tiranës. Mundi kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe drejton sot Bashkinë e Tiranës.
Votimi i djeshëm dhe zgjedhja e zotit Lulzim Basha në krye të PD mund të cilësohet si një fillim i shkëlqyer i një zhvillimi të ri.
Pak javë para jush këtu u shpall se PD ka nevojë për një fillim të ri të fuqishëm.
PD është parti e vlerave, parimeve më të shkëlqyera, më të larta dhe jo se ka pasur shkop magjik, por sepse ka pasur një program me vlera dhe parime, të cilit i ka qëndruar.
PD ka mbetur në Europën postkomuniste forca më e fuqishme e themeluar në vitet 90.
PD faktoi dje para shqiptarëve se është forcë e vlerave.
Në votim morën pjesë mbi 41 mijë anëtarë, duke befasuar çdo njeri dhe duke dëshmuar se pavarësisht rezultatit të 23 qershorit, demokratët janë dhe mbeten të pathyeshëm.
Ndaj dhe unë dua tu shpreh mirënjohjen më të thellë, krenarinë time më të madhe për atë që votuan dje dhe që nuk arritën të votojnë për shkaqe burokratike apo shkaqe familjare.
Procesi ishte një mesazh për vlerat demokratike.
Rrethanat e imponuan këtë proces, por provën demokratët e kaluan në mënyrë të shkëlqyer.
Dua të falënderoj me përzemërsi të gjithë strukturat e PD dhe stafet elektorale të kandidatëve për organizimin e këtij procesi dinjitoz.
Dua tu kërkoj ndjesë ndaj atyre me të cilën kam qenë i ashpër në këto javë, por ka qenë në interesin e tyre.
Kjo garë u zhvillua në mënyrën më qytetare.
Unë isha i vetëdijshëm se çdo anëtar i PD kishte të drejtën të shprehte hapur mbështetjen, por duhej zbatuar një rregull i vendosur nga unë në interesin më të mirë të PD.
Sot PD del më e bashkuar se kurrë.
Natyrisht mund të ishte e përçarë, por demokratët pritën dhe përcollën në mënyrë dinjitoze dhe të barabartë kandidatët në çdo skaj të vendit.
Theksova se zgjedhja sipas parimit një anëtar- një votë është një fillim i shkëlqyer në këtë fillim të ri.
Por fillimi i ri kërkon kontributin e çdo anëtari të Partisë Demokratike.
Fillimi i ri kërkon një analizë të ndershme, të sinqertë dhe të guximshme të rezultatit, jashtë çdo skeme gjahu. Ne kurrë nuk do jemi një parti e tillë.
Fillimi i ri kërkon si kusht vendimtar që të sillet në piedestal gjenerata e lirisë. Ajo ka meritën e madhe të psikologjisë së lirisë. Ajo ka energjinë pozitive në shoqërinë shqiptare. Ajo ka edhe formimin më të shkëlqyer intelektual dhe të gjithanshëm.
Kam besim se anëtarët dhe miqtë me të cilët kam drejtuar PD-në, do të mund së bashku të ngremë PD-në në një nivel të ri.
Të përballemi në mënyrë