E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Berisha: Po zbatoj një taksë hyjnore. Do rikthejmë pagën e 13-të dhe do rrisim rrogat e pensionet dy herë më shumë se çmimet (VIDEO)

berisha ne fierKryeministri Sali Berisha është i bindur se taksa e sheshtë është një taksë hyjnore. Pasi e tha një gjë të tillë tre ditë më parë, vazhdon ta theksojë në çdo takim të tijin.

Duke folur në qytetin e Gramshit, Berisha tha se taksa e sheshtë është në librat e shenjtë të Kuranit dhe të Biblës.

Edi Rama mashtron dhe do tu servirë taksën progresive si taksë të ndershme. E ndershme mbi tokë është vetëm taksa e të dhjetave. Janë vetëm të dhjetat të caktuara në librat e shenjtë, është taksa më drejtë, e ndershme, ai që ai që fiton dhjetë, paguan 1, ai që fiton 100, paguan 10, ai që fiton 1000, paguan 100. Ai që merr më shumë, paguan më shumë, kjo është e drejta, kjo është e ndershmja, tha Berisha.

Duke iu referuar sërish Edi Ramës, kryeministri deklaroi se vesi më i lig i një burri është gënjeshtra.

Alternativa tjetër është alternativa e bllokimit, mohimit, shpifjeve dhe trillimit. Shoku i autobusit, gënjeshtra është vesi më i lig i burrit. Qeveria ka ndërtuar rrugë, shkolla në Gramsh, në këtë bashki që qeveriset nga socialistët. Po ndërton kudo, pa dallime partiake. Shoku i autobusit, u the qytetarëve të Gramshit se polici paguan taksa sa kryeministri, e turpshme kjo që thua. Kryeministri paguan taksa aq herë më shumë, sa herë më të madhe e ka rrogën së çdo qytetar tjetër, deklaroi Berisha.

Duke hequr taksat për mallrat e importit, në Gramsh dhe në Shqipëri smund të mbjellë më kush grurë, sepse gruri i vendeve të tjera do invadojnë Shqipërinë me çmime më të ulëta dhe tokat tuaja skanë pse mbillen më. Kjo do ndodhe me bukën, qumështin. Politika jonë është mbrojtja juaj, ne u mbrojmë dhe do u mbrojmë ju me të gjithë ligjet tona, vijoi Berisha.

Kryeministri tha se ata kanë një plan konkret për punësimin.

Ne kemi një plan konkret për punësimin dhe ai bazohet në vazhdimin e ndërtimit të infrastrukturës më moderne. Ne kemi rindërtuar në Gramsh dhjetëra kilometra rrugë në komuna, qytet dhe kudo. Zotimi im solemn është se 4 vitet që vijnë në të gjitha anët e këtij rrethi do rindërtohet dhe asfaltohet çdo rrugë dhe do tju japim ju infrastrukturën e lagjeve të qyteteve. 4 vitet që vijnë do të rindërtohet çdo shkollë, çdo ujësjellës dhe do të trefishohen financimet për fermerët. 4 vitet që vijnë Gramshi do të shndërrohet në epiqendrën e punësimit pasi filluan punimet për Kaskadën e Devollit. Por përveç saj janë 14 HEC-e të tjera që do të ndërtohen. Ne e bazojmë punësimin në tërheqjen e madhe të investimeve të huaja, ne hoqëm taksën për çdo makineri. Kjo do të thotë që bizneset në Gramsh e Shqipëri do të zhvillohen shumë më tepër, tha Berisha.

Por fjala e kreu të qeverisë përveç apelit për të mbështetur me votë Partinë Demokratike u mbyll me një angazhim për rritje rrogash e pensionesh, e shoqëruar kjo dhe me dhënien e rrogës së 13.

Do rrisim rrogat dhe pensionet dy herë më shumë se çmimet. Jam këtu për tu premtuar punonjësve të administratës pavarësisht nga rritja e përvitshme nga fundi i këtij viti do të merret rroga e trembëdhjetë për ta nga Partia Demokratike, u shpreh kryeministri./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›