Temperaturat, dy aksidente me dy te plagosur
Bulqize- Ulja e temperaturave dhe pakujdesia e drejtuesve te mjeteve jane bere shkak i dy aksidenteve te ndodhura diten e djeshme ne zonen e Bulqizes. Ne spital perfunduan te lenduar lehte dy persona, ndersa policia nisi hetimet. Ngjarja e pare ndodhi ne aksin Shupenze-Bulqize, kur nje automjet me targa greke per shkak te shpejtesise dhe mungeses se sinjalistikes ka dale nga rruga, duke perfunduar disa metra poshte saj. Aksidenti ka ndodhur ne nje pjese te rruges se re, qe po ndertohet. Drejtuesi i mjetit ka marre disa plage, por eshte jashte rrezikut per jeten. Aksidenti i dyte ka ndodhur ne unazen e qytetit te Bulqize, ku nje automjet ka perfunduar ne nje kanal uji. Drejtuesi 60-vjecar i mjetit ka mundur te dale ne kohe nga automjeti, duke shpetuar nga mbytja.
A.N.
A.N.