E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj ne Durres, mbeshtet peshkataret

Durres- Ne mbeshtetje te peshkatareve te Durresit, te cilet pak dite me pare humben mjetet e tyre lundruese si pasoje e furtunes, ka mberritur dje ne qytet kreu i G99, Erion Veliaj. Duke biseduar me ta, Veliaj ka thene se shteti nuk ka mbajtur ende premtimet me elementare. "Qeveria vjen jo per problemet e sektorit te peshkimit, por vetem per te prere shiritat e nje terminali i cili nuk ekziston", tha ai. Veliaj vijoi me tej, duke kerkuar qe shteti te veproje duke u ardhur ne ndihme peshkatareve, qe mbajne me te ardhura 1000 familje ne zonen e Durresit. "Qeveria ne vend qe te favorizoje kartelen e naftes, duhet t'u jape peshkatareve naften pa akcize, ashtu sic i kishte premtuar vite me pare". Kreu i peshkatareve te Durresit, Klodjan Kapiti, tha se ceshtja i ka kaluar organeve kompetente.

E.A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›