Vjosa rrezikon 170 shtepi ne Pishporo
Fier- Lumi Vjose rrezikon banesat dhe tokat e 170 familjeve te fshatit Pishporo ne komunen e Levanit. Banoret kerkojne ndertimin e argjinatures dhe pritave per te ndaluar erozionin qe shkaktojne prurjet gjate stines se dimrit. Edhe pse kete problem banoret e kane bere prezent tek kryekomunari Agim Qejvani, ky u eshte pergjigjur se per ndertimin e argjinatures pergjigjet Ndermarrja e Ujerave. Armand Feneri, nje banor i fshatit Pishporo, tregon se vetem prurjet e lumit gjate tre diteve te fundit kane afruar brigjet e tij shume prane gardhit dhe mureve rrethuese te me shume se 30 shtepive. "Kemi shkuar ne komune me dhjetera here, ku na kane percjelle me premtime. Edhe ne prefekture po e njejta situate", thote ai. Kurse per Iliaz Beharin gjendja paraqitet mjaft kritike, pasi shtrati i lumit Vjose gjendet pak metra nga shtepia e tij. Ne fshatin Pishporo, vetem tre metra larg brigjeve aktuale te lumit, gjenden edhe pompat e ujesjellesit. Altin Ferra, specialisti i stacionit te pompave tregon se shpesh here pompat dhe godina ku gjenden ato jane permbytur nga prurjet.
Xh.B.
Xh.B.