Temperaturat e larta, 2000 pacientë në një javë
Autori i Lajmit: red.
Fëmijët nën moshën 5 vjeç janë më të prekurit nga gastroenteritet, sëmundje të zorrëve, të cilat mbizotërojnë në muajt korrik, gusht e shtator. Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik bënë të ditur se në këtë periudhë raportohen mbi 2000 raste në javë, pjesa më e madhe e të cilave, fëmijë nën 5 vjeç. Sipas ISHP-së, faktor risku janë temperaturat e larta, që favorizojnë rritjen e agjentëve infektivë në ushqime dhe mjedis shtëpiak. Shkaktarët përfshijnë rotaviruset (deri në 25 për qind të të gjitha rasteve me diarre), shigela dhe më pak salmonela jotifoide, kampilobakter apo kriptosporidium. Ndërkohë, deri më sot, ISHP nuk ka vërejtur grumbullime jonormale të rasteve në spitale. Për qytetarët janë duke u dhënë këshilla mjekësore lidhur me ruajtjen e higjienës dhe parandalimin e gastroenteriteve, sidomos tek fëmijët, ndërsa lidhur me rrethet turistike u është kërkuar mjekëve dhe epidemiologëve të mbledhin informacion edhe për turistët dhe në përgjithësi është rritur vëmendja për zonat me popullatë shumë të dendur. Informacioni i ISHP-së mbi gastroenteritet, sigurohet nga survejanca sindromike ALERT, për të cilën ky institucion përgatit një raport javor. Survejanca bazuar në sëmundjet është një raportim mujor i sëmundjeve infektive, bazuar edhe në të dhënat laboratorike. Sipas të dhënave nga QSUT, numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, në kushtet e temperaturave të larta, ka ardhur në rritje. Burime nga QSUT thanë se në shërbimin e pediatrisë, numri i fëmijëve që paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore varion nga 200 deri në 250, të cilët largohen pas marrjes së konsultës mjekësore. Ndërsa, sipas të dhënave nga shërbimi i kardiologjisë këtu përballohet një fluks prej rreth 100 pacientësh në ditë. Sipas këtyre burimeve, ky fluks, edhe pse konsiderohet normal në kushtet e temperaturave të larta, vjen dhe si pasojë e ditëve të pushimit të mjekëve të qendrave shëndetësore dhe poliklinikave. Pacientët e paraqitur janë ambulatorë dhe pasi marrin konsulencë mjekësore dhe këshillat përkatëse, largohen në shtëpitë e tyre. Në kushtet e temperaturave të larta mjekët këshillojnë shmangien e daljeve në orët e pikut në diell, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, konsumimin e sa më shumë lëngjeve dhe frutave, si dhe më shumë kujdes ndaj ushqimeve që konsumohen.
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008