Hapen tri degë të reja në Universitetin “Ismail Qemali”
Autori i Lajmit: red.
Në këtë vit të ri akademik, në Universitetin "Ismail Qemali" në qytetin e Vlorës do të çelen edhe tri degë të reja. Rektori i Universitetit "Ismail Qemali", prof.Tanush Shaska, tha se mes degëve që do të çelen për herë të parë për vitin akademik 2008-2009, përfshihen ato të Inxhinierisë Mekanike, Matematikës dhe Shkenca Kompjuterike, për të cilat ka përfunduar procesi përkatës i miratimit dhe përgatitjes. Aktualisht, sipas Shaskës, po punohet për plotësimin e programeve përkatëse, të cilat do të jenë gati në fillim të vitit. Degët e reja e çojnë në 15 numrin e përgjithshëm të atyre që ndiqen aktualisht në Universitetin "Ismail Qemali" në qytetin e Vlorës, ku përfshihen edhe ato të Ekonomisë, Biznes e Turizëm, Gjuhë e Huaj, Anglisht, Italisht, Inxhinieri Navale, Navigacion, Gjuhë-Letërsi Shqipe, Matematikë-Fizikë, Teknologji Informacioni, Mësuesi, Cikël i Ulët, Infermieri. Ndërkaq, paralelisht me këtë do të shtohet edhe numri i studentëve të rinj, që do të pranohen në vitin akademik 2008-2009 në Universitetin "Ismail Qemali" në qytetin e Vlorës, i cili do të jetë dy herë më i lartë, krahasuar me vitin e kaluar. Rektori, prof. Tanush Shaska, thotë se për vitin e ardhshëm akademik, në Universitetin e Vlorës do të krijohen kapacitete të reja për 2750 studentë, të cilët do të ndjekin vitet e para në degët që ofrohen. Sipas tij, aktualisht po punohet për t i paraprirë ngarkesës së vitit të ardhshëm, kur në auditorët e universitetit do të studiojnë gjithsej rreth 15.000 të rinj e të reja. Për këtë, po vlerësohen të gjitha kapacitetet aktuale të mjediseve, për shfrytëzimin e tyre maksimal, ndërkohë që po rakordohet puna për marrjen në dorëzim dhe pajisjen e godinës së re me bazën materiale. Me numrin e përgjithshëm të studentëve dhe me regjistrimet e reja, ky universitet, sipas rektorit Shaska, shndërrohet në institucionin e dytë të arsimit të lartë në vend, pas atij të Tiranës.
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008