E Diel, 1 Nëntor 2026

Kështu lindi në Ballkan edukimi seksual

Autori i Lajmit: red.
Në fillim të shekullit, familja e thjeshtë – një baba i arsimuar e profesional, një grua shtëpiake e arsimuar dhe 2-3 fëmijë të lidhur përjetësisht në një bashkim dashurie, u afirmua si një ideal kombëtar. Rehatia familjare, besnikëria reciproke e bashkëshortëve dhe kujdesi për të ardhmen e fëmijëve konsideroheshin si një strehë mbrojtëse ndaj pasigurisë së tregut kapitalist të punës, konflikteve politike, tundimeve seksuale…

Në fillim të shekullit të XX-të, trupi njerëzor, genet e tij, funksionet riprodhuese dhe ndjenjat erotike, u bënë subjekt i një interesi shkencor në rritje. Njerëzit diskutonin jo vetëm për problemet sociale të gjinive dhe familjes, por filluan për herë të parë të flisnin për seksualitetin dhe seksin: përkufizime të reja
“shkencore” të veçorive biologjike të meshkujve e femrave, dëshirat e tyre fizike dhe aktet erotike.
Lindi edukimi seksual. Pedagogët përpiqeshin nëpërmjet revistave e leksioneve të mbronin të rinjtë nga “ vesi i masturbimit” , i cili mendohej se lodhte organizmin e vriste dëshirën. Flisnin gjithashtu për kujdesin e vajzave nga shtatzania e padëshirueshme, duke nxjerrë në pah efektet shkatërruese të SST (sëmundje seksualisht e transmetueshme) dhe abortit në shëndetin riprodhues të grave të reja.
Ndryshimet mes dy gjinive u nënvizuan dhe u ekzagjeruan si absolute dhe të paracaktuara gjenetikisht. Natyra femërore konsiderohej si më e ndjeshme dhe e varur nga impulset dhe dëshirat seksuale. Sjellja e përshtatshme shoqërore, kërkonte që gratë ta kapërcenin natyrën e tyre sensuale përmes luajtjes së rolit
si nënë dhe bamirësisë sociale.
Natyra mashkullore konsiderohej më racionale dhe me vullnet më të fortë sesa ajo femërore. Burrat mund t i kapërcenin dëshirat e tyre seksuale dhe zhvillonin personalitetin e tyre nëpërmjet shërbimit profesional e ushtarak dhe vetësakrifikimit për familjen e kombin. Në fillim të shekullit, familja e thjeshtë – një baba i arsimuar e profesional, një grua shtëpiake e arsimuar dhe 2-3 fëmijë të lidhur përjetësisht në një bashkim dashurie, u afirmua si një ideal kombëtar. Rehatia familjare, besnikëria reciproke e bashkëshortëve dhe kujdesi për të ardhmen e fëmijëve konsideroheshin si një strehë mbrojtëse ndaj pasigurisë së tregut kapitalist të punës, konflikteve politike, tundimeve seksuale.

Ndikimi i Frojdit në interpretimin e krizave të kohës
Gjatë viteve 20- 30-të, prostitucioni, krimet në qytete dhe rritja e numrit të vetëvrasjeve pranoheshin si kërcënimi më i madh ndaj martesës në shoqërinë borgjeze.Ndjenja e hipokrizisë së ideologjisë zyrtare, që i thurrte lavde rehatisë familjare dhe përkushtimit ndaj kombit, po përhapej kudo. Tashmë u bënë të njohura ide të reja për dashurinë dhe shoqërinë. Frojdi dhe pasuesit e tij shpallën si forcë udhëheqëse të civilizimit
“seksualitetin e plotfuqishëm dhe misterioz”, në vend të vullnetit gjenetik e social që kishte ekzistuar deri tani. Filozofët dhe shkrimtarët ballkanas filluan t i shpjegojnë tensionet dhe konfliktet sociale në shoqërinë kapitaliste me ndrydhjen e dëshirave seksuale dhe mungesën e jetës së plotë erotike të politikanëve udhëheqës e intelektualëve. Pasuesit e marksizmit bënë thirrje për një revolucion social, i cili do ta çlironte dashurinë dhe familjen nga “zinxhirët e kapitalizmit”. Ideologjia zyrtare e shoqërisë borgjeze e konsideronte si të pavlerë kushtimin e një vëmendjeje të madhe ndaj instikteve seksuale duke pranuar se dëshirat seksuale konsiderohen si humbje e vetëkontrollit, degradim në natyrën primitive, lodhje për trupin dhe mendjen. Sipas përfaqësuesve të psikoanalizës dhe simbolizmit të viteve 30-të, reflektimi mbi instiktet e nënndërgjegjes, që janë të shtypur, por të fuqishëm, i lejon njerëzit t i përpunojnë ato. Problemet e padrejtësisë sociale fillojnë të paraqiten si probleme psikologjike dhe seksuale. Për zgjidhjen e tyre nevojitet më shumë terapia individuale sesa solidariteti dhe veprimi social.

Dashuria e paguar
Punëtoret e thjeshta, në grackën e shfrytëzimit seksual
Rendja drejt qyteteve të mëdha e vajzave të fshatit dhe fundi i keq…
Në fund të shekullit të XIX-të, jo vetëm djemtë, por edhe vajzat e varfra u nisën drejt qyteteve që të punonin si shërbëtore në shtëpitë e të pasurve ose si punëtore, duke shpresuar të kursenin para e të merrnin një zanat ose të gjenin “ të dashurin e zemrës “ dhe të martoheshin me të. Por shpejt atyre iu desh të mësoheshin me shfrytëzimin dhe papunësinë. Shumë vajza të pafajshme u bënë viktima të shfrytëzuesve të
prostitutave. Në fillim të shekullit, prostitutat në Ballkan ishin kryesisht të huaja, por gjatë viteve ´20 -´30-të, shtëpitë publike ishin mbushur dhe me vajza të varfra që vinin nga fshatrat (51 % e prostitutave të regjistruara ishin nga fshati, 33 % e vajzave nga fshati punonin si shërbëtore dhe 31 % ishin punëtore). Kushtet e mjerueshme të jetesës dhe edukata e pakët seksuale ndikuan në përhapjen e sëmundjeve seksuale, sëmundje e cila arriti nivele kërcënuese.
Statistikat në lidhje me prostitutat e kontrolluara në Sofje treguan se 53 % e tyre vuanin nga gonorrea
dhe 24 % nga sifilizi (1934). Numri i burrave të pasur “të ndershëm „ që tentonin të kërkonin argëtime të fshehta në shtëpitë publike, ishte në rritje. Djemtë e varfër, të cilët e gjetën fatin e tyre në bixhoz e krime, e shpenzonin pjesën më të madhe të parave me gra të pandershme dhe festa. Tema e ftohtësisë dhe mizorisë së qytetit kapitalist, që vriste shpresat për dashurinë romantike e idealet e larta dhe shtyrja e personave të ndjeshëm drejt vetvrasjes, u bë një temë kryesore për shkrimtarët ballkanas. (Ivo Andrich, Konstantin Pavlov). Shpërbërja e familjeve në lagjjet e punëtorëve, të dehurat, skandalet e përleshjet, prostituimi i grave që po vdisnin nga uria dhe mjerimi i fëmijëve të pastrehë përshkruhej në shumë novela e poema.

Modifikimi i roleve gjinore
Ndryshimi i marrëdhënieve shoqërore e familjare çon në ndryshimin e idealeve tradicionale
të maskilinitetit e feminilitetit. Personazhe të pazakontë shfaqen në literaturën ballkanase që nga
fillimet e shekullit ( Yordan Yovkov, Ivo Andrich, Y. Leskovar etj.): burra “femërorë” – të ndjeshëm,
ëndërrimtarë, të pandihmë, të lidhur shumë me nënat, - poetë vetëvrasës, utopistë politikë; dhe gjithashtu figurat e grave “ burrnesha” – në shumicën e rasteve bija të vetme të baballarëve të tyre, bashkëshorte autoritare, lënesha kursimtare, feministe radikale.

Filozofët dhe shkrimtarët ballkanas filluan t i shpjegojnë tensionet dhe konfliktet sociale në shoqërinë kapitaliste me ndrydhjen e dëshirave seksuale dhe mungesën e jetës së plotë erotike të politikanëve udhëheqës e intelektualëve

Ky lajm është publikuar: 19/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›