Tekstet shkollore, linjë telefonike për abuzimet
Autori i Lajmit: red.
Mungojnë edhe 21 tekste për nxënësit e arsimit parauniversitar. Shtëpitë botuese e kanë shkelur afatitn e shpërndarjes së librave që më 15 gusht. Kjo duket se do të risjellë radhët e gjata në librari ku dhe blihen tekstet, por Ministria e Arsimit dhe e Shkencës premton të kundërtën. Sipas saj, radhët e një viti më parë nuk do të përsëriten, pasi ka kohë deri në fillim të vitit shkollor. Në sajë të masave të reja të marra, katër javë përpara fillimit të vitit shkollor, 36 librari të Tiranës janë furnizuar me 405 tituj tekstesh (nga 426 tituj që janë gjithsej) nga 30 shtëpi botuese. MASH vlerëson se asnjë radhë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë sivjet për të gjithë ata nxënës dhe prindër, të cilët do të tërheqin tekstet mësimore në kohë. “Që nxënësit dhe prindërit të mos bredhin më nga njëra librari në tjetrën, sivjet, çdo nxënës do t i gjejë të gjitha tekstet e klasës së vet në librarinë pranë shkollës ku do të studiojë”, - thonë burime nga MASH. Ndërkohë, para çdo shkolle është shpallur lista e teksteve për çdo klasë me tekstet alternative të zgjedhura prej shkollës si dhe emri i librarisë ku do të furnizohet me këto libra. MASH rikujton të gjithë blerësit që të marrin faturën tatimore nga shitësi për ato libra që blen, me çmimin e afishuar në kopertinë, në mënyrë që të përfitojë nga kompensimi prej 310 milionë lekësh, që qeveria ka vënë në dispozicion të nxënësve të shkollave publike e private të arsimit bazë. Librashitësit që nuk do të lëshojnë fatura tatimore apo do të lëshojnë fatura të pasakta do të kenë pasoja ligjore. Nga ana tjetër, MASH fton të gjithë qytetarët që të njoftojnë në numrin e telefonit 04 22 25 859 për çdo shkelje të rregullave të vendosura e të përmendura më lart.
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008