Si ndryshoi dashuria dhe martesat tek ballkanasit në shek. XX
Autori i Lajmit: red.
Në fillim të shekullit të XX-të, prodhimi kapitalist filloi të zëvëndësonte bujqësinë dhe zejtarinë tradicionale familjare në Ballkan. Gjithnjë e më shumë të rinj kërkonin të punësoheshin dhe të arsimoheshin në qytete. Kushtet e reja të prodhimit ndryshuan gjithashtu edhe dashurinë e martesën. Mosha e hyrjes në martesë u rrit. Burrat, të cilët nuk mund të mbështeteshin më tek prona e trashëguar dhe mbështetja familjare, fillimisht duhet të gjenin një punë të përshtatshme dhe të fitonin një sasi parash të
mjaftueshme për të ndërtuar një shtëpi dhe për të mbajtur familjen e tyre. Shpesh duhet të punonin dhe gratë për të mbështetur buxhetin e familjes.
Ndjenja e dashurisë fitoi vlera në vetvete; lidhjet mes të dashuruarve u bënë më sentimentale. Kërkesat personale për “të dashurin e zemrës”- si mënyra e të sjellurit, karakteri, profesioni, bindjet politike – u rritën. Shpeshherë, gazetat jepnin njoftime për persona të rinj “ të cilët kanë kryer vetëvrasje për shkak të një dashurie të palumtur”. Dominimi patriarkal i meshkujve u zëvëndësua nga ideja e sjelljes kalorsiake- patronazhi mashkullor mbi “gjysmën e butë të vetes” dhe shërbimi ndaj “të dashurës së zemrës”. Sjellja e rafinuar e vajzave të reja dhe aftësia e tyre për ta shndërruar shtëpinë në një çerdhe familjare të rehatshme vlerësohej shumë. Në kohën e lirë, çiftet e reja shoqëroheshin më shumë me shokët, sesa me të afërmit e tyre – ata shkonin në kinema, ekskursione, shëtitje...
Numri i fëmijëve në familje u ul në 2 deri në 4 fëmijë. Ata nuk trajtoheshin më si ndihmës të vlefshëm në bujqësinë familjare, por vlerësoheshin në vetvete si “ e ardhmja e kombit “. Lidhjet mes prindërve dhe fëmijëve u bënë më emocionale, respektohej personaliteti i fëmijës – festohej ditëlindja e tij, prindërit shikonin për lodra të përshtatshme, veshje, shkolla e shokë për fëmijët e tyre. Kujdesi familjar për fëmijën u rrit dhe po ashtu, edhe çmimi i rritjes së një fëmije. Familja e vogël borgjeze fitoi pavarësinë nga patronazhi patriarkal farefisnor. Qëllimi kryesor i saj nuk ishte më thjesht sigurimi i vazhdimësisë së fisit të burrit, por edhe lumturia familjare dhe rritja e mirë e fëmijëve.
Sidoqoftë, familja u bë më e varur nga krizat e tregut kapitalist dhe papunësia, nga ideologjitë e konfliktet politike, nga arritjet shkencore e teknike. Përfshirja e pashmangshme e grave në prodhimin kapitalist çoi përpara emancipimin dhe profesionalizimin e tyre. Gratë e punësuara u bënë më të pavarura, para tyre u hapën perspektiva të reja – ato mund ta tregonin veten jo vetëm si bashkëshorte dhe nëna por edhe në aktivitetet sociale e profesionale. Disa prej tyre morën vendimin që t i dedikoheshin plotësisht profesionit dhe të viheshin “ në shërbim të kombit”.
Por, për shumicën e grave ngarkesa e punës u dyfishua – prej tyre pritej të punonin shumë jo vetëm në fabrikë, por edhe të mbanin në shtëpi rolin tradicional të bashkëshorteve dhe nënave të mira. Edhe numri i lëneshave dhe beqarëve “ u rrit. Këta ishin njerëz që kishin dëshirë të martoheshin, por nuk e kishin bërë
akoma një gjë të tillë për shkak të pretendimeve të larta (nuk e kishin takuar akoma personin e
duhur), ose sepse nuk kishin të ardhura të sigurta për të mbajtur një familje.
Mëmësia- mjekësia, ligjet
Rënia e nivelit të lindjeve në fillim të shekullit nisi të shkaktojë shqetësim shoqëror. Shoqëria pa si rrugëzgjidhje të kësaj situate, sigurimin e mbështetjes sociale për nënat e varfra, afirmimin e vlerave familjare, përparimin e shkencës. Besohej se me zhvillimin e gjenetikës, mjekësisë dhe statistikës sociale, njerëzit do të ishin më në fund të aftë të kontrollonin evolucionin e tyre, ndërsa shteti do të mund të planifikonte në mënyrë racionale popullsinë e tij: familjet do të siguronin vazhdimësinë dhe përmirësimin e kombit duke rritur një numër optimal fëmijësh të shëndetshëm, fizikisht e mendërisht. Numri i fëmijëve u ul, por u rrit kujdesi social për lindjen, rritjen dhe arsimimin e tyre.
Të gjitha martesat, lindjet, rastet e vdekshmërisë foshnjore, sëmundjet regjistroheshin në mënyrë sistematike. Mjekësia paraqiti norma të reja shëndetësore e higjenike për rritjen e fëmijëve. Lindjet
dhe abortet zhvilloheshin nëpër spitale nën kujdesin e mjekëve. Abortet u ndaluan. Një ndër vendet ku zbatohej më me rreptësi ishte Shqipëria. Vdekshmëria foshnjore u ul shumë. Mosha mesatare e jetës u rrit në 54 vjeç për burrat dhe 67 vjeç për gratë (Hungari). Ligje të veçanta të punës synonin të mbështesnin lindjen dhe rritjen e fëmijëve. Psh. në Bullgari, ligji i vitit 1905 për mbrojtjen e grave shtatzëna dhe nënave, që sapo kishin lindur parashikonte për to 56 ditë pushim dhe pagesën e gjysmës së rrogës.
Ndërsa ligji për sigurimet sociale i vitit 1924 e rriti lejen e paguar të lindjes në 84 ditë, duke përfshirë edhe mbështetjen mjekësore e financiare.
Lëvizjet kristiane kundër feministëve revolucionarë për rolin e gruas
Përfaqësueset e Lëvizjes Feministe Kristiane , e cila ishte lëvizja feministe zyrtare në shumicën e vendeve të Ballkanit, e mbështesnin emancipimin politik e arsimor të grave, por theksonin se e drejta për realizimin profesional të grave nuk duhet të dëmtonte rolin e tyre si nëna. Ato e kundërshtuan idenë e paraqitur nga feministet revolucionare për rritjen e fëmijëve në institucione si kopshte e shtëpi fëmije dhe luftuan për të drejtën e grave të punësuara për të gëzuar mbështetjen nga shteti, në mënyrë që të mund të rrisnin fëmijët
e tyre. Ato besonin se vetëm komoditeti i shtëpisë, dashuria dhe ngrohtësia e prindërve, mund t i edukonin fëmijët me moralin dhe dashurinë e nevojshme për përparimin e kombit. “Ngritja profesionale e grave duhet të jetë e përshtatshme për natyrën e tyre dhe nuk duhet të ndërhyjë në vlerat familjare”. Pjesëmarrja e grave në jetën sociale do të kontribuonte në kultivimin në shoqëri të frymës së mëmësisë dhe bamirësisë. Organizatat bamirëse të grave filluan të ndihmonin në rritjen dhe arsimimin e “fëmijëve të privuar të kombit“– fëmijët e varfër, jetimët, fëmijët e emigrantëve etj.
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008