E Diel, 1 Nëntor 2026

Temperaturat e larta, SHBA, miliona njerëz të prekur

Miliona njerëz në mbarë pjesën veri-lindore të Shteteve të Bashkuara janë prekur nga temperaturat e larta, që shkuan mbi 40 gradë Celsius, dhe arritën nivele rekord në shumë zona.

Niveli i lartë i lagështisë bëri që nxehtësia të ndjehej më shumë se 45 gradë Celsius në New York dhe qytete të tjera.

Autoritetet paralajmëruan se njerëzit duhet të shmangin orët e mesditës, ndërsa vala e të nxehtit gjatë kësaj jave ka shkaktuar vdekjen e disa personave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›