E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e larta “zhveshin” vlonjatët

• VLORE – Dita e djeshme në qytetin e Vlorës i ka ngjarë një dite maji. Koha me diell si dhe temperaturat e larta rreth mesditës kanë bërë që qytetarët e Vlorës të zgjedhin shëtitjet në breg të detit si një mënyrë çlodhjeje në fundjavë.Madje ka pasur dhe nga ata qytetarë, sidomos të rinj, që janë larë për disa orë në det. Por dhe shumë të tjerë me familjet e tyre kanë preferuar ta kalojnë këtë ditë pranverore në lokalet jashtë qytetit si në Radhimë, Orikum, Llogara dhe Dhërmi. Pika të zgjedhura ditën e djeshme ishin dhe Plazhi i Ri dhe Uji i Ftohtë. Lokalet si përgjatë bregdetit ashtu dhe brenda qytetit kanë qenë të tejmbushur. Këtë ditë të bukur nuk e kanë shijuar vetëm qytetarët e Vlorës, por dhe shumë banorë të ardhur nga rrethe të tjera të vendit që kanë preferuar bregdetin për të kaluar fundjavën.                              q.b.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›