Temperaturat, në një ditë rreth 400 veta në urgjencë
Temperaturat e larta të muajit korrik, nën presionin e rrymave afrikane që kanë pushtuar rajonin, kanë sjellë shtimin e numrit të pacientëve në spitale. Më të ndjeshmit ndaj luhatjeve të këtyre temperaturave janë fëmijët e vegjël, moshat e treta dhe pacientët kronikë. Konkretisht, rritja e temperaturave ditë pas dite ka sjellë edhe rritjen e pacientëve të shtruar në spitale. Shumica e tyre marrin mjekimin, kryejnë vizitën dhe më pas largohen me recetë në dorë. Por një pjesë tjetër në gjendje më të përkeqësuar qëndrojnë të shtruar në spital, për të qenë pranë vëzhgimit të mjekëve. Regjistrat e statistikave në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza", japin shifra të larta të personave të paraqitur në urgjencat e shërbimeve kryesore.
Shkaku kryesor i fluksit të pacientëve janë temperaturat e larta, të cilat ndikojnë menjëherë në organizmin e fëmijëve apo personave me imunitet të ulët, si mosha e tretë apo pacientët me zemër, tension, diabet dhe astmë.
Urgjencat
Tri janë urgjencat më të mbipopulluara sa herë kemi rritje apo ulje të menjëhershme të temperaturave: urgjenca e pediatrisë, kardiologjisë dhe infektivit. Çdo 24 orë në urgjencën e pediatrisë paraqiten rreth 230 raste të fëmijëve të prekur nga viroza e stinës. Po ashtu, në urgjencën e kardiologjisë çdo ditë paraqiten deri në 150 pacientë kronikë e qytetarë të tjerë që kanë luhatje të tensionit dhe kanë nevojë për trajtim.
Shërbimi i infektivit, edhe pse me një pjesë të godinës në restaurim, përveç "sikletit" se nga çasti në çast mund të paraqitet një rast i prekur nga gripi i derrit, duhet të presin edhe pacientët e sëmurë. Mjekët e infektivit, në urgjencën ku shtretërit ndahen me çarçafë nga njëri-tjetri, presin e trajtojnë rreth 80 raste në ditë. Shumica e pacientëve të paraqitur në kardiologji, kanë qenë të moshës së tretë.
Automjeti i ambulancës ka sjellë në spital disa pacientë me gjendje të fikëti të ndodhur në autobusët e linjës.
Ajri i rëndë, temperaturat e larta, mbipopullimi i qytetarëve në urban ka sjellë edhe përkeqësim të gjendjes shëndetësore të disa prej qytetarëve, të cilët udhëtojnë me transportin publik.
Këshillat
Nëse në këto ditë të nxehta zbatohen rekomandimet dhe këshillat që japin mjekët, atëherë shumica e qytetarëve do të ndihen mirë dhe nuk do të kenë probleme me shëndetin. Mjekët këshillojnë për moshat e treta dhe pacientët kronikë, të mos dalin nga shtëpia nga ora 10.00-18.00. Shëtitjet të bëhen në ajër të pastër dhe në një periudhë të freskët, në vende me gjelbërim. Sipas mjekëve, duhet të përdoren veshje të lehta, kapele, të mbrohet koka dhe qafa. Pjesë e dietës ushqimore të jenë zarzavatet, të evitohen yndyrat, kripa e tepërt. Këshillohet konsumi i lëngjeve dhe i ujit, frutave. Ajrosja dhe ventilimi i ambientit ku jetojmë është shumë e rëndësishme të kryhet disa herë në ditë. Puna e rëndë, udhëtimet apo konsumi i pijeve alkoolike sipas mjekëve, ndalohen rreptësisht. Lorina Mixha
Tabelë
Këshillat për shëndetin e popullatës
Evitoni qëndrimin për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit me kokë dhe qafë të pambrojtur
Përdorni kapele ose çadra
Ajrosni dhe ventiloni ambientet ku rrini apo punoni
Përdorni veshje të lehta dhe me ngjyra të çelura
Përdorni lëngje të freskëta gjatë gjithë ditës 2-3 litra në ditë
Evitoni lëvizjen dhe qëndrimet në plazh nën rrezet e diellit pas orës 11ºº të mesditës deri në orën 17ºº
Përdorni kremra për të mbrojtur lëkurën nga djegia
Bëni shëtitje në periudhën e freskët të ditës mëngjes dhe mbrëmje
Ju rekomandojmë banjo freskuese çdo ditë, ose disa herë në ditë, sidomos për fëmijët
Kujdesuni veçanërisht për fëmijët e vegjël, të moshuarit, të sëmurët nga zemra dhe tensioni i lartë