Temperaturat në zero, vështirësi qarkullimi në disa akse
TIRANË - Temperaturat e ulta dhe reshjet e dëborës që kanë përfshirë të gjithë vendin javën e fundit kanë bërë që qarkullimi i mjeteve në disa prej akseve rrugore të kryhet me vështirësi, sidomos në zonat veriore dhe juglindore të vendit.
Në qarkun e Dibrës, në aksin kryesor vazhdon trajtimi me kripë dhe granil në vendet ku ka ngricë. Në aksin Qafë Bualli-Krastë dhe Ura e Çerenecit-Q.Dragalicë-Klenjë qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Në qarkun e Elbasanit, aksi K/Labinot Fushë-Monument Bizë është i kalueshëm deri në Gur të Zi, ndërsa segmenti në vazhdim me zinxhirë. Në akset e tjerë nuk ka probleme për qarkullimin. Vendet me ngrica janë trajtuar me kripë.
Në qarkun e Korçës, gjatë natës janë regjistruar temperatura shumë të ulta, por nuk kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Punohet për ndjekjen e situatës në rrugë kryesisht në ato malore dhe në qafat e maleve. Në rrugën e Dardhës, në pjesën fundore qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Ndërkohë, në qarkun e Kukësit, në aksin Topojan- Shishtavec qarkullimi kryhet me zinxhirë. Po punohet nga Drejtoria Rajonale me të gjitha mjetet për mbajtjen e situatës nën kontroll.
Në qarkun e Shkodrës, në aksin Q.Mali-Fierzë si pasojë e dëmtimit të urës pranë Dardhës, qarkullimi është i mundur vetëm për mjetet e vogla me një kalim. Është vendosur sinjalistika përkatëse. Në akset e tjerë qarkullimi kryhet pa probleme.
Në qarkun e Gjirokastrës, në Qafë Muzinë dhe në Ujin e Ftohtë për shkak të ngricave është hedhur kripë dhe qarkullimi kryhet normal.
Në qarkun e Tiranës, në aksin Q.Mollë-Bizë ka ngrica në rrugë, për pasojë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në akset e tjerë nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
(er.nu/ata/BalkanWeb)