E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenda e PS ne Deshmoret e Kombit Softa 10 dite afat per heqjen

Vetem dy dite pas incidentit elektoral ku deputete te Partisë Socialiste u perplasen me Inspektoriatin Ndertimor per ngritjen e nje tende ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, kreu i inspektoriatit ka shpjeguar arsyet se perse ai objekt eshte i paligjshem. Ne nje interviste per Albanian Screen kreu i Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik Kombetar Erjon Softa tha se ndertimi i objekteve metalike nuk lejohet dhe per kete arsye eshte kerkuar pezullimi i punimeve per ngritjen e saj.

“Ashtu si Inspektoriati i bashkisë së Tiranës shkon dhe prish tendën e çdo qytetari i cili nuk ka leje për të ngritur një konstruksion metalik I cili mund ta përdorë si tendë apo si kjoskë, ne duhet të dimë se në bazë të nenit 48 për Urbanistikën nuk lejohet asnjë ndërtim i përkohshëm” tha Softa.

Sipas Softes ligji nuk e lejon dicka te tille ndersa per kete bashkia ka afat 10 dite per heqjen e saj ne te kundert inspektoriati do te kryeje detyren.

“Kemi njoftuar Inspektoriatin e Bashkisë së Tiranës dhe presim nga ata të bëjnë veprimet ligjore ashtu siç është e shkruar dhe më pas ne do të jemi në vlerësim të veprimeve tona hap pas hapi për të qenë të kujdesshëm në mënyrë që veprimet tona të jenë absolutisht të bazuara. Pra, do të thotë që ne do të jemi aty për të bërë detyrën tonë” tha Softa.

Ngritja e tendes elektorale nga Forumi Rinor Socialist shkaktoi tension mes palëve te cilet u perplasen dhe fizikisht. Sipas deputeteve te PS ngritja e tendes kishte lejen e bashkise, por inspektoriati e ka kundershtuar ate duke e cilesuar si nje ndertim te paligjshem metalik ne bulevardin kryesor te kryeqytetit.

Julian Kasapi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 13 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›