Perballja per 8 Majin PR PDIU PDS e PLL ne fushate

Kryetari i partisë Republikane Fatmir Mediu mbërriti në qytetin e Vlorës ku në një takim me elektoratin dha mbështetjen maksimale për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Ardian Kollozi duke shprehur bindjen në fitoren e tij.
Anëtarësimi në NATO dhe liberalizimi i vizave, theksoi Mediu, janë dy nga arritjet e qeverisë shqiptare të cilat do të pasohen edhe nga të tjera realizime.
“Ne kemi marrë vendimin tonë. Rruga jonë është vetëm një, dhe kjo rrugë, është rruga jonë europiane. Kjo marrëdhënie që duam të ndërtojmë është marrëdhënie respekti për njëri-tjetrin. Pavarësisht bindjeve politike, pavarësisht nga besimi fetar, ne jemi shqiptarë të bashkuar me një qëllim të vetëm, që është padyshim Vlora dhe Shqipëria Evropiane”- tha Mediu.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi nga qyteti i Fierit kërkoi mbështetjen për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Ilir Bele duke theksuar se zhvillimi i vendit mund të arrihet vetëm me bashkimin rreth idealeve të njëjta.
“Partia jonë do të jetë partia e surprizës në këto zgjedhje, sepse ne, në shumë pak kohë kemi treguar se e duam Shqipërinë. Po, ne e duam Shqipërinë! Ne e duam Çamërinë, Kosovën. Ne e duam kombin tonë”- tha Idrizi.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Nga Komuna e Farkës, kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, gjatë prezantimit të kandidatit të “Aleancës për të Ardhmen”, Besim Ruçi u shpreh se Shqipërisë i duhen njerëz të pakompromentuar.
“Shqipërisë i duhen njerëz të pakompromentuar me pushtetin, njerëz që duhet t’i dedikohen me përkushtim të madh vendit, t’i dedikohen qytetarëve, fermerëve, njerëzve të thejshtë e të varfër të cilët na shohin në sy”- tha Milo.

Kryetari i partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu nga qyteti i Elbasanit shprehu bindjen se në 8 maj do të fitojnë vlerat më të mira popullit shqiptar, duke kërkuar votat e mbështetësve të tij për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”.
“Partia Lëvizja e Legalitetit ka qenë gjithë kohën në mbrojtje të atyre vlerave dhe sot është këtu për t’i promovuar si një alternativë konkrete dhe e besueshme. Filozofia jonë është e thjeshtë, qeverisje e ndershme”- tha Spahiu.
Olgera Muka