Tendenca
Kerkesat e studenteve per banesa me qira jane ne rritje. Kjo eshte periudha kur fillon viti i ri akademik dhe ne kryeqytet vijne studentet nga rrethet qe kane fituar te drejten e studimit ne universitetet e kryeqytetit. Ardhja e studenteve rrit kerkesen per banesa dhe si pasoje rritet edhe cmimi i qirave te kerkuara. Studentet zgjedhin te jetojne ne shtepi me qira ne rastet kur e perballojne jetesen dhe pagesen e qirave. Pjesa me e madhe preferojne banesat me qira pasi kerkojne kushte me te mira sesa ato qe ofrohen nga jetesa ne ambiente te perbashketa studentore. Nder zonat me te kerkuara te cilat vleresohen dhe si zona qe kane nje cmim te arsyeshem jane 21 Dhjetori zona prane Qytetit Studenti dhe pergjithesisht zonat pergjate fakulteteve publike dhe private. Ne keto lagje studentet preferojne te jetojne ne periudha te shkurtra por edhe per 9 muaj me radhe aq sa zgjat edhe viti akademik. Me pas nje pjese e mire e tyre kthehen prane familjeve dhe vetem ata qe jane punesuar vazhdojne te ruajne kontraten e baneses me gjate.