E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Kosove, bashkepunim kunder krimit

TIRANE - Bashkepunimi mes dy shteteve ne fushen e luftes kunder krimit, ka qene tema kryesore e takimit mes, ministrit te Brendshem te Shqiperise, Bujar Nishani me kreun e misionit EULEX ne Kosove Yves De Kermabon dhe delegacionin qe e shoqeronte. Nishani paraqiti ne takim nje permbledhje te arritjeve te Shqiperise, ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te paligjshme, duke evidentuar ne vecanti se ne vitet e fundit jane goditur afro 300 grupe te krimit te organizuar dhe mbi 900 anetare te ketyre grupeve jane vene para drejtesise. Po keshtu, Nishani evidentoi edhe bashkepunimin e shkelqyer me agjencite nderkombetare te zbatimit te ligjit, fale te cilit jane ekstraduar per t'iu dorezuar drejtesise shqiptare rreth 250 persona, te kerkuar per krime te ndryshme. Ministri i Brendshem informoi shefin e EULEX edhe per thellimin e bashkepunimit nderkufitar me vendet fqinje, bazuar ne marreveshjet perkatese qe parashikojne nder te tjera edhe patrullime dhe operacione te perbashketa. Kreu i Misionit EULEX, Yves De Kermabon vleresoi arritjet e Shqiperise ne luften kunder kriminalitetit dhe trafiqeve te paligjshme, si dhe shprehu nevojen e thellimit te bashkepunimit mes agjencive te zbatimit te ligjit te Shqiperise e Kosoves. Ai paraqiti ne takim disa nga fushat kryesore ku eshte fokusuar ky mision ne Kosove, nder te tjera monitorimi i veprimtarise se strukturave shteterore dhe atyre te zbatimit te ligjit, dhenia e eksperiences per ngritjen e kapaciteteve administrative e profesionale dhe nxitja e bashkepunimit te institucioneve dhe agjencive te zbatimit te ligjit ne Kosove me vendet fqinje. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›