Minarolli, viziton shqiptarin hero
ATHINE - Mes te lenduarve nga ngjarja e djeshme ne Athine, eshte dhe emigranti shqiptar, i cili aktualisht ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten. Ambasadori shqiptar ne Athine, Vili Minarolli e ka vizituar emigrantin Fatmir Topalli, 47 vjec nga Fieri, punonjes i nje supermarketi prane shkolles ku ndodhi ngjarja, i cili u perpoq te carmatoste agresorin duke pesuar plage ne trup. "Eshte per t'u vleresuar akti i bashkatdhetarit tone, pasi parandaloi katastrofen ne shkolle", u shpreh Minarolli. Shqiptari kishte pare skenen, dhe se bashku me nje tjeter punonjes ka tentuar te carmatose agresorin, por ai ka hapur zjarr edhe ndaj tyre. Fatmiresisht, plagosja ka qene e lehte per shqiptarin. Mesohet se nxenesi kishte hapur zjarre fillimisht ndaj nxenesve te tjere dhe pastaj ndaj shqiptarit dhe grekut.