E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, Adriatik Coli dëshmon për 5 orë

Adriatik Coli, anëtari i penduar i bandës së Durrësit, ka dëshmuar sot për 5 orë, për gjithë veprimtarinë e tij, përpara gjykatës së krimeve të rënda. Ai ka zbuluar para gjykatësve pas një maratone të gjatë pyetjesh dhjetra krime, zanafillën dhe zbatimin e tyre. 

TIRANE-I penduari i Bandës së Durrësit Adriatik Coli ka dëshmuar sot për mbi 5 orë në gjykatën e krimeve të rënda, gjithë veprimtarinë e tij dhe së ashtuquajturës Bandës së Durreësit. Dëshmia e Colit para togave të zeza vjen pas shtyrjes së mbi 85 seancave gjyqësore dhe pas publikimit të plotë në media të gjithë dëshmisë së tij para prokurorisë. Në seancën e sotme avokatët e të akuzuarve të Bandës thanë se dëshmia e Colit nuk mund të merret parasysh për shkak të paqëndrueshmërisë së tij mendore dhe i kërkuan gjykatës ekspertim psiqik të tij. Por kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata e cila vijoi seancën me dëshminë e plotë të Colit. Ai ka zbuluar para gjykatësve pas një maratone të gjatë pyetjesh dhjetra krime. zanafillen dhe zbatimin e tyre. Mësohet se dëshmia e Colit ka nisur me episodet e vitit 1998 në momentin kur së bashku me të fejuarën e tij është plagosur nga anëtarë të tjerë të bandës. Ai ka spjeguar në detaje si u njoh me Lul Berishën dhe si u përca Banda e Durrësit. Në rrëfimin e tij përfshihen vrasje të bujshme, pazare të prishura të drogës mes anëtarëve të bandës. Gjyqi ndaj të 16 të akuzuarve për krime të rënda ka nisur që prej 17 qershorit të vitit 2007, ndërkohë që prokuroria ka thirrur rreth 105 dëshmitarë. Të pandehurit akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, ndër të cilat vrasje dhe trafiqe ilegale.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›