Tenderët, dështon sistemi online
Zhvillimi i tenderëve në formë elektronike nuk ka sjellë rezultatin e pritur për sa i takon uljes së korrupsionit dhe rritjes së besimit të bizneseve. Procedurat e reja, të cilat hynë në fuqi në janar të këtij viti, në jo pak raste nuk kanë funksionuar si duhet, për shkak të bllokimit të rrjetit elektronik, duke shkaktuar dëme serioze për bizneset. Nga një vëzhgim i bërë në tre muajt e fundit, pra maj, qershor dhe korrik të këtij viti, konstatohet një rritje e ndjeshme e numrit të bizneseve që janë ankuar tek Avokati i Prokurimeve. Institucioni i ngritur për të mbrojtur pretendimet e çdo individi, biznesi apo enti publik, ka trajtuar gjatë këtyre muajve rreth 210 çështje, ku jo të gjithave u ka dhënë vendimin e formës së prerë. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vazhdon të mbetet më e shigjetuara nga bizneset, ankesat e të cilëve vijnë për tenderët e zhvilluar për ndërtim hidrocentralesh të vegjël lokalë. Edhe drejtoritë e burgjeve nuk mbeten pas, ndërsa ndaj Ministrisë së Arsimit ka pasur shumë akuza për shkelje të rregullave në tender, sidomos për mobilimin e shkollave. Pavarësisht se sistemi i ri elektronik i prokurimeve publike nuk lë shumë hapësira për të abuzuar, ankesat e biznesit drejtuar institucioneve shtetërore për parregullsi janë rritur ndjeshëm. Sipas zyrtarëve në Kryeministri, rritja e ankesave ka ardhur se biznesi nuk mund të përfitojë si më parë dhe se forma e re e tenderimit u duket e padrejtë. Duke e krahasuar me vitin e kaluar, pra për tre muajt maj-qershor-korrik, ankesat janë rritur me rreth 97 për qind.
Shifrat në rritje
Gjatë vendimeve për ndryshimin e ligjit të prokurimit publik, Kryeministri i ka cilësuar procedurat e reja si shumë transparente dhe që i japin besimin biznesit për të konkurruar. Sipas statistikave nga APP-ja, prania e bizneseve në tenderë gjatë vitit 2009 është rritur. Mesatarja e ofertave në çdo tender publik arrin në 5 ose 6, që sipas Kryeministrisë është shenjë përmirësimi i uljes së korrupsionit dhe vendosjes së barazisë. Megjithatë, paralelisht me vendosjen e transparencës dhe prokurimit elektronik, është rritur edhe perceptimi i bizneseve për shkelje në tenderë. Nëse gjatë muajve maj-qershor-korrik 2008 janë ankuar 114 biznese për shkelje në tenderë, për të njëjtën periudhë të këtij viti kemi 210 ankesa. Numri i lartë i çështjeve të shqyrtuara nga Avokati i Prokurimeve (AvP) jep një lloj vlerësimi se perceptimi i bizneseve për raste korrupsioni në administratë ka ardhur në rritje, edhe pse tenderët zhvillohen online. Burime zyrtare nga Avokati shprehen se një pjesë e ankesave janë duke u hetuar, ndërsa për të tjerat është marrë vendimi. Tjetër fakt interesant janë vendimet që merr AvP-ja, të cilat pjesa më e madhe janë kundër pretendimeve të biznesit për shkelje në procedura. Sipas AvP-së, ankesat e bizneseve për skualifikim nga tenderët vijnë edhe për faktin se nuk njohin mirë ligjin dhe rregullat e aplikimit të prokurimit elektronik. Në disa vendime që nxjerrin humbës subjektin privat, AvP-ja e argumenton me mungesën e dokumenteve, të cilat nuk janë të plota dhe komform ligjit.
Sektorët problematikë
Firmat që ankohen më tepër vijnë nga fusha e ndërtimit, kryesisht rrugë dhe shkolla. Në rritje kanë ardhur edhe ankesat nga shoqëritë e sigurimit privat, të cilat konkurrojnë në tenderë për të ruajtur institucionet shtetërore. Nuk mbetet pas Drejtoria e Burgjeve, së cilës, për nga specifika e kushteve të punës, i duhet të bëjë gati çdo muaj nga 4-5 tenderë për materiale dhe ushqim. Megjithatë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vazhdon të mbajë numrin e lartë të ankesave, posaçërisht për ndërtimin e hidrocentraleve. Nga vëzhgimi bie në sy se muaji qershor ka pasur numrin më të madh të ankesave nga biznesi, gati 93, kryesisht për tenderët e zhvilluar gjatë muajit maj.