Whitney, rikthehet "luanesha"
Pas shumë vitesh mungesë, më në fund Whitney Houston vendosi të rikthehet. Këngëtarja ka mundur ta kapërcejë periudhën fatale të adoleshencës në moshë madhore. Të gjithë adhuruesit dhe fansat e saj e kanë pritur plot shtatë vjet, jo pak në një epokë kur muzika "vrapon" dhe shpesh nuk ke kohë as ta ndalosh. Gjithsesi, bëhet fjalë për një kthim që pritej prej shumë vitesh e që shënon fundin e një periudhe të errët dhe shkatërruese për artisten 45-vjeçare, e cila ka shitur më shumë se 180 milionë kopje albumesh. Fatmirësisht, kalvari i vuajtjeve mori fund. Pas peripecive që kaloi (ku përfshihet martesa me Bobby Brown në vitin 1992, periudhë kur këngëtarja ishte në majat e suksesit, lindja e vajzës Kristina në ‘93-shin, keqtrajtimet e vazhdueshme nga i shoqi, shpërbërja e familjes, zhytja në tunelin e drogës, divorci në vitin 2006 dhe hyrja në qendër rehabilitimi), artistja 46-vjeçare është rikthyer me një album të ri, me "albumin e rilindjes", siç e quan ajo, i cili gjendet në të gjitha videotekat. Gjithashtu nuk duhet mohuar që kureshtja për ta parë sërish është shumë e madhe. Një karrierë e ndritur, e karakterizuar nga një talent i rrallë, por e "goditur" nga një fat i trishtuar. Publikimet e fundit u takojnë disa viteve më parë me "Just Whitney" në 2002-shin dhe albumit të Krishtlindjeve "One wish: the holiday album", në vitin 2003. Më pas, një përmbledhje "Greatest hits" në 2007-ën dhe pastaj asgjë.
Albumi i ri titullohet "I Look To You". Përgatitjet e tij kanë nisur dy vite më parë, por çdo detaj është mbajtur i fshehtë nga ana e Clive Davis, producentit diskografik 77-vjeçar, i cili e zbuloi Whitney-n në ‘83-shin. Shtëpia diskografike "Sony" nuk ka arritur kurrë të çlirohej, sepse sa herë që e pushon nga puna, ai lançon vetëm suksese, kështu që është detyruar ta ripunësojë. Duhet pranuar se bashkëpunimi Whitney-Davis ka qenë mjaft i suksesshëm pas kaq shumë vuajtjesh: albumi me njëmbëdhjetë këngë është një përzierje këngësh bashkëkohore me ato të pavdekshmet të kënduara më parë nga Whitney, duke filluar nga ajo që i ka dhënë titullin albumit, një baladë e shkruar nga R.Kelly.
Por gjëja më absurde është se zëri i Houston duket ndryshe nga ai që jemi mësuar ta dëgjonim vite më parë, për shembull me këngën e famshme "I Will Always Love You" dhe të tjera.
Albumi është shumë autobiografik, gjithë kujtime e luftëra të brendshme, dhe fillon me këngën "Million Dollar Bill", të kompozuar nga Alicia Keys dhe Beatz. Pastaj vijon me atmosferë elektronike ("Nothin But Love", dance me "Sha-la-la"), këngë dashurie "Call You Tonight", "I didn‘t Know My Own Strengh" kompozuar nga Warren, orkestruar nga David Foster, që ishte edhe producenti i kolonës së famshme zanore të "Bodyguard", film i vitit 1992 me aktorin Kevin Costner. Këngëtarja ka kënduar edhe një duet me Akon, një nga kantautorët më të mirë të momentit.
Për albumin e ri të divës është bërë një punë kolosale. Rol të rëndësishëm ka luajtur edhe marketingu, i cili e ka prezantuar si perfekte Whitney-n, ikonën e vërtetë të viteve ‘80-‘90. Në vitet ‘80 dhe fillimet e ‘90-ës Houston ishte vajza e mirë që shkonte në kishë dhe kujdesej për veten e familjen; në fund të viteve ‘90 ndryshoi krejtësisht mënyra e saj e sjelljes: vinte me orë të tëra vonesë nëpër intervista dhe anulonte në momentin e fundit koncerte e shfaqje nëpër televizione. Si pasojë që shumë koncerte të saj po anuloheshin dhe faktit se këngëtarja kishte shtuar shumë në peshë, nisën të qarkullonin zëra për një abuzim me drogën, që Whitney mund të kishte përdorur së bashku me bashkëshortin. Në vitin 2000, shërbimi i sigurisë në aeroportin e Hauait gjeti marijuanë si në bagazhet e Whitney-t, ashtu edhe në ato të bashkëshortit të saj, por çifti arriti t‘i shpëtojë për mrekulli arrestimit. Po në vitin 2000, Whitney duhej të performonte në skenë me Clive Davis, në një mbrëmje për hyrjen në "Rock & Roll Hall of Fame" të njeriut që e kishte bërë të njohur si këngëtare, por artistja e anuloi këtë eveniment vetëm 10 minuta para fillimit të spektaklit.
Natyrisht që në këtë fazë që gjendet këngëtarja, nuk flitet më për problemet e panumërta që kaloi. Natën e inaugurimit të albumit, Whitney tregon një histori tjetër, që nuk duket se e ka jetuar: "Doja të bëhesha nënë dhe kur Clive më telefoni dhe më pyeti nëse isha gati, unë iu përgjigja: Gati për çfarë? Nuk isha shumë e kënaqur për rrugën që kisha marrë, për industrinë diskografike dhe muzikën që dëgjoja". Gjithsesi, ishte për faj të diskografisë dhe muzikës, dhe jo për Bobby Brown, që këngëtarja bukuroshe preku fundin.