E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres-gol, Liverpul eliminon Interin

• Priteshin emocione, por në fakt, dominuan episodet. Ndeshja e kthimit midis Interit dhe Liverpulit, ka qenë afërsisht një fotokopje e përballjes së kaluar.Zikaltërit e nisën ndeshjen me vrull, por pa rrezikuar portën kundërshtare me intensitetin e duhur. Ndërkohë, nuk mjafton me kaq. Mbrojtësi argjentinas i italianëve, Nikolas Burdiso doli nga fusha e lojës me karton të kuq, pas mori për herë të dytë të verdhë në minutën e 50-të të lojës. Një humbje e madhe për djemtë e Mançinit, të cilët humbën ekuilibrin në fushën e lojës. Por, zhgënjimi nuk përfundoi. Një kundërsulm mjaft i shpejtë e “të kuqve” dhe një pasim mjaft i saktë për te Fernando Torres, i shuajti të gjitha ëndrrat e Interit. Një gol i shkëlqyer në minutën e 63-të, i cili nënkuptoi menjëherë eliminimin e vendësve dhe kualifikimin e miqve nga Anglia. Një ndeshje, ku në pamje të parë, për djemtë e Rafa Benitezit nuk u nevojit shumë lodhje për ta arritur. Mbase fati nuk ka qenë me Interin, por mbase nuk e kanë merituar kualifikimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›