E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenderi i uniformave, përgjimet fajësojnë ish-drejtorin Murati

 TIRANE – Një numër i konsiderueshëm bisedash telefonike të regjistruara nga prokuroria në kuadër të përgjimit të personave që abuzuan me tenderin e uniformave me vlerë 175 milionë lekë, fajësojnë ish-drejtorin e prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, Bujar Murati. Sipas transkpriptimeve të realizuiara nga prokuroria në kuadër të hetimit të kësaj çështjeje, rezulton se ish-drejtori i prokurimeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme, ka hyrë në marrëdhënie korruptive me tre nga përfaqësuesit e bizneseve që kanë marrë pjesë në prokurimin e shpallur në gusht 2009. Pas më se tre muajsh hetime në lidhje me skandalin, prokuroria urdhëroi arrestimin e Bujar Muratit,  ish- Drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit të procedurave të Përqendruara të Prokurimit pranë Ministrisë së Brendshme, i cili mbahet në arrest me burg, Redi Popescut, specialist në Ministrinë e Integrimit, i cili mbahet në arrest me burg, Tahir Imamit, ish-Shef i Programimit të Prokurimeve në Gardën e Republikës, i cili mbahet në arrest me burg si dhe tre biznesmenët, Artan Berberi, pronar i Kompanisë MALBERTEX shpk, Jani Gjergjefi, pronar i Kompanisë GJERGJEFI shpk dhe Agur Sadiku, pronar i Kompanisë SADIKU shpk. Tre biznesmenët sipas përgjimeve të prokurorisë kanë dorëzuar direkt, ose përmes personave të tretë, një shumë prej 125 mijë euro për tu shpallut fitues në tenderin me vlerë 125 mijë euro. Ish-drejtori i Ministrisë së Brendshme Bujar Murati akuzohet se ka skualifikuar në mënyrë të paligjshme ofertat e kompanive tjera të paraqitura në prokurimin e gushtit 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›