Tenis, Venus Williams kampione e Doha-s

Venus Williams është shpalluar kampionia e turneut të tenisit Doha pasi ka mundur në finale Vera Zvonareva. Tenistja amerikane ka triumfuar pas 3 seteve ndaj asaj ruse e cila është e 9-ta në renditjen botërore.
Zvonareva ka bërë një paraqitje të mirë në setin e parë duke e fituar atë. Por në të dytën gjithshka foli për Williams që e fitoi duke cuar sfidën me set final, që u fitoi sërish nga tenistja amerikane.
Ky është suksesi i pari i Venusit në tokën e Katarit, pasi në vitin 1999 dhe 2002 ajo nuk shkoi më shumë se gjysmëfinalja për shkak të një dëmtimi.
Pas këtij turneu, 28-vjecarja e mbyll vitin 2008 në vendin e 7-te në renditjen botërore, vendi më i mirë në karierën e saj.