E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis kthehet Serena Uilliams

Turneu WTA i Çarlestonit i ka kthyer tenisit botëror një prej kampionet më të dashura për tifozëve dhe më të talentuar. Bëhet fjalë për Serena Uilliams. Tenistja amerikane ka zhvilluar një prej ndeshjet e saj më të bukura në karrierë, duke shkatërruar në vetëm 59 minuta lojë Lusi Safarovan në dy sete, 6-0, 6-1. 

Paraqitja e 30-vjeçares në barin e Çarlestonit ishte e shkëlqyer, ndërsa Serena tregoi edhe një herë se kur është në formë të mirë fizike dhe luan pa presion, mbetet tenistja më e fortë në qarkullim. 

Pas triumfit 6-1, 6-1 kundër Stosur, Uilliams e nis vrullshëm finalen pa humbur asnjë lojë në setin e parë, ndërsa në të dytin i dhuron kundërshtares kënaqësinë e shkurtimit të shifrave kur ishte në avantazh 3-0, për të mbyllur më pas çdo diskutim. 

Ky ishte suksesi i 40-të në karrierën e shkëlqyer për më të voglën e motrave Uilliams, dhe i pari për vitin 2012. Ky triumf në turneun amerikan i lejon Serena Uilliamsit që të fitojë edhe një vend në klasifikimin botëror për femra, duke kaluar nga vendi i dhjetë në të nëntin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›