E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volejboll duel i forte mes Studentit dhe Teutes

Do të jetë një seri e fortë finale në kampionatin shqiptar të volejbollit për meshkuj. Studenti është me shpresë para ndeshjes së tretë finale që do ta luajë në Tiranë, pasi i ktheu reston Teutës brenda në Durrës.
Skuadra e trajneri Ylli Tomori fitoi thellësisht 3-0, ndërsa kishte humbur takimin e parë final në pallatin e sportit “Asllan Rusi” me rezultatin 1-3. Të dyja skuadrat po ecin sipas mënyrës që patën edhe gjatë sezonit të rregullt, kur Teuta fitonte në Tiranë dhe Studenti triumfonte në Durrës.
Skuadra kryeqytetase ka në favor faktorin fushë, pasi do ta luajë në “Asllan Rusi” ndeshjen e pestë dhe përcaktuese nëse do të jetë e nevojshme.
Studenti dhe Teuta janë pa dyshim skuadrat më të forta të volejbollit shqiptar të meshkujve, ndërsa durrsakët ia dolën sezonin e kaluar të ndalonin dominimin shumëvjeçar të ekipit të trajnerit Tomorri, duke ia marrë më në fund titullin kampion.
Nuk dihet sesi do të përfundojë kjo seri finale, në të cilën gjithsesi më i favorizuar duhet të quhet Studenti, ndërsa ky rivalitet i madh i bën mirë në radhë të parë këtij sporti me tradita në Shqipëri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›