E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension i lartë në TiranëNga TemaPër të disatën herë militantë të Partisë Demokratike janë shfaqur në sheshin kryesor të Tiranës, duke festuar zhurmshëm e të shumtë në numër. Shkak është bërë deklarata e PD se ata janë fitues, çka ka nxitur entuziazm

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Tension i lartë në TiranëNga Tema

Për të disatën herë militantë të Partisë Demokratike janë shfaqur në sheshin kryesor të Tiranës, duke festuar zhurmshëm e të shumtë në numër. Shkak është bërë deklarata e PD se ata janë fitues, çka ka nxitur entuziazmin e tyre. Por dhe deklarata e Dritan Priftit se ai do kalojë me PD, ka nxitur tension. Militantët kanë bërë parakalime me makinat e tyre përgjatë sheshit. Për shkak se aty afër ndodhet selia e PS, ku ndodheshin gjithashtu disa përkrahës të PS, është shtuar frika se situata mund të tensionohet. Kjo ka bërë që në shesh të mbërrijnë forca të shumta policie duke rrethuar zonën pranë Bankës kryesisht. Më pas nga selia e PD iu është kërkuar edhe militantëve që ndodheshin në sheshin përpara kësaj partie që të shpërndahen. Kurse PS ka deklaruar se militantë të PD me makina pa targa, kanë provokuar simpatizantët e PS para selisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›