E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zguri per ABC News Raporti i ODIHR-it per 8 Majin objektiv mbron KQZ-ne

Raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 Majit është i qartë dhe objektiv.

Kështu është shprehur anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, i ftuar në studion e “ABC News”.

“Raportet e ODIHR-it kanë koherencë brenda tyre. Rekomandimet në raport, u referohen zgjedhjeve dhe ai është mjaft objektiv”, deklaroi Zguri.

Duke shtuar më pas se pikërisht ky raport, i ka cilësuar zgjedhjet si kompetitive dhe transparente.

“ODIHR ka konstatuar se tek anëtarët e KQZ-së ka ekzistuar një ndarje. Partitë politike kanë patur të drejtën për propozime të anëtarëve të tyre në KQZ. Presioni politik i partive mbi KQZ-në ka qenë i madh”, shtoi Zguri.

Duke theksuar më tej se braktisja e 2 përfaqësuesve të opozitës në KQZ ka ndodhur për shkak të urdhrave.

“Vetë raporti i ODIHR-it thekson se KQZ-ja është vënë në vështirësi gjatë punës së saj. Ai nuk ka asnjë fjalë brenda tij ku KQZ të akuzohet për shkelje. Vetë klima politike në kohën e zgjedhjeve, nuk ka qenë aspak bashkëpunuese.

Kushtetuta urdhëron leximin e votave të qytetarëve.

Ligji e thekson se cilat vota duhet të konsiderohen si të pavlefshme.

Votat në kutitë e gabuara janë të vlefshme në bazë të ligjit.

KQZ-ja u detyrua të bënte edhe rolin e KZAZ-së për Tiranën.

Ajo ka respektuar ligjin duke lexuar të gjitha votat e qytetarëve”, tha mes të tjerash anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pa harruar të theksojë edhe faktin se raporti i OSBE/PDIHR-it pohon se kodi zgjedhor ka nevojë për përmirësime.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›