E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension në Fier, deputeti Alibeaj sulmon me levë zyrën e kreut të Qarkut

Ka ndodhur një incident i rëndë në godinën e Këshillit të Qarkut ne Fier. Sot pasdite rreth orës 05.30 sapo eshte errësuar deputeti Enkelejd Alibeaj se bashku me disa mbështetës kane shqyer me force derën e Këshillit. Kreu i ketij Keshilli Vangjel Ndreko në një deklaratë për Shekullin tha sonte se “situata ka qenë skandaloze dhe se është alarmante që në krye të personave që kanë sulmuar institucionin me sqeparë e leva ka qenë një ish-ministër drejtësie”.

Një nga të pranishmit Hadër Cako ka deklaruar se është fyer dhe dhunuar nga përfaqësuesit demokrate. Qëllimi i tyre ka qene ndërrimi i bravës se zyrës se kryetarit te qarkut. Gjate konfliktit te pranishëm kane qene te dy pretendentet për kreun e këshillit te qarkut ne Fier. PD nuk ka ende asnjë reagim për këtë ngjarje.

Tensioni për kreun e këshillit te qarkut ne Fier nisi kur prefekti nuk legjitimoi zgjedhjen e socialistit Vangjel Ndreka ne krye te këshillit. Çështja përfundoi ne gjykate e cila i dha të drejte përfaqësuesve opozitare. Por te djathtët ne nje mbledhje te dyte zgjodhen Artur Shehun ne krye te qarkut, dhe me pas e futen çeshtjen ne nje spirale pa fund gjyqesore me vendime të ndërmjetme dhe interpretime të dyzuara ngjashem me vjedhjen e mandatit te Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›