Austri, hapet shkolla e seksit, vetëm 2 mijë euro në vit (video)
www.youtube.com/watch?v=82cM0VZ0k-I

Ylva-Maria Thompson
Kemi dëgjuar për shkolla private nga më të çuditëshmet, por shkolla private më e veçant do të hapet në Vjenë. Bëhet fjalë pikërisht për shkollën ndërkombëtare të seksit AISOS, një vit studimi në të cilën kushton vetëm 2 mijë euro.
Qëllimi i kësaj shkolle është të mësoj nxënësit e saj se si të bëhen dashnor më të mirë. Qeveria austriake ka ndaluar reklamimin e shkollës ndërkohë që në një prezantim që është bërë me anë të një video në youtube, drejtoresha e shkollës suedezja Ylva-Maria Thompson theksoi se rruga kryesore e shkollës është praktika.
Drejtoresha deklaron gjithashtu se nxënësit duhet të jenë mbi moshën 16- vjeç dhe do të jetojnë në një konvikt të përzier.
Arsimimi ynë është i bazuar kryesisht në praktikë, e jo në teori. I tërë ky shkollim ka vetëm një qëllim si të bëhemi dashnorë sa më të mirë. Pozicionet seksuale, teknikat dhe anatomia janë mësimet bazë të shkollës sonë, tha drejtoresha Thompson