E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension pas zgjedhjeve ne Ukraine

Tensioni vazhdon të ziejë në Ukrainë, një javë pas zgjedhjeve parlamentare. Mbështetësit e opozitës u përpoqën të ndalojne forcat policore të cilët lëviznin kutitë e votimit nga zyrat e komisionit zgjedhor. Policia tha se ata i ishin bindur një urdhri të gjykatës për kryerjen e një rinumërimi të votave. Ndërkohe ashtu sic dhe pritej nuk kanë munguar akuzat për manipulim. Një parti opozitare ka akuzuar Partinë e Rajoneve për "vjedhje" votash. Partia “Udar” e kampionit të boksit Vitali Kticko ka bërë me dije se do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur rezultatet e zgjedhjeve.

“Nëse manipulimet do të vazhdojë ne do të bëjmë gjithçka për t'u siguruar që këto zgjedhje te deklarohen te pavlefshme . "

Të premten partia e presidentit te vendit Viktor Janukoviç dukej e vendosur për të fituar një shumicë parlamentare të sigurtë.
Partia më e madhe opozitare ne vend e ish kryeministres Julia Timoshenko ka bërë thirrje për një hetim zyrtar te votimeve. Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk kanë konstatuar asnjë veprim ilegal gjatë procesit zgjedhor por thanë se partia në pushtet kishte një avantazh të padrejtë gjatë fushatës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›