E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri 150 te vdekur brenda 24 oreve

Forcat rebele në Siri bëjnë me dije se kanë nisur një ofensivë të madhe për të marrë një bazë ajrore në veri të vendit. Video e postuar në internet tregoi luftëtarët duke sulmuar bazën Taftanaz në një përpjekje për të kontrolluar një zonë strategjike mes dy qyteteve më të mëdha të Sirisë, Aleppo dhe Damask .Sulmi vjen një ditë përpara një takimi vendimtar te opozitës në Doha të Katarit. Ajo gjithashtu ndjek vrasjen e një numri të trupave siriane nga rebelët, e cila mori dhe dënim e ndërkombëtareve. Në muajt e fundit, forcat qeveritare janë duke rritur fuqinë ajrore në zonat e mbajtura nga rebelët, të cilët nuk disponojnë armë anti-ajrore për të frenuar sulmet.

Forcat rebele janë raportuar se kanë marrë kontrollin e rrugëve kryesore në shumicën e zonës jug-perëndimore ne qytetin e të Aleppos. Vetëm në 24 orët e fundit, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, janë vrarë rreth 150 persona. Observatori Sirian theksoi se mes viktimave janë më shumë se 70 ushtarë besnikë të Qeverisë, 43 civilë dhe 38 kryengritës. Forcat opozitare të armatosura, të cilat më herët u akuzuan nga OKB se po kryejnë krime lufte, vranë një lidere të milicisë kurde në qytetin verior të Alepos, duke shtuar tensionet në këtë zonë. Ndërkaq, Liga Arabe theksoi se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe i dërguari ndërkombëtar për paqen në Siri, Lakhdar Brahimi pritet të takohen në Kajro të hënën për të diskutuar zhvillimin e krizës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›