Tensione në Mitrovicë, serbët sulmojnë policët e gazetarët kosovarë
MITROVICË- Gazetarë të mediave shqiptare të Kosovës, Kosovapress, Rtv 21, KTV, RTK, Koha Ditore etj., janë provokuar dhe sulmuar nga një grup serbësh të hënën pasdite në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.
Siç raporton Kosovapress, për fat të mirë, menjëherë kanë ndërhyrë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke parandaluar këtë sulm të grupeve kriminale serbe mbi gazetarët shqiptarë.
Tensione në Mitrovicë, serbët sulmojnë pikën e policisë së Kosovës
Ora: 14:16 - Tensionohet situata në Mitrovicë. Mediat kosovare shkruajnë sot se grupe kriminale serbe kanë sulmuar pikën e kontrollit të policisë kosovare të vendosur në veri të Mitrovicës, në zonë e ‘Tre rrokaqiejve’ pas incidentit me eksploziv të ndodhur një ditë me parë, ku humbi jetën Selver Haradinaj dhe u plagosën pjestarët e familjes së tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13: 00. Raportohet se rreth 200 serbë u grumbulluan aty me të marrë vesh lajmin se ajo do jetë pikë statike kontrolli.
Mediat kosovare shtojnë gjithashtu se në këtë pikë ndodheshin vetëm dy policië kosovarë, të cilët nuk mund të zmbrapsnin turmën e irrituar.
Kontejneri i Policisë së Kosovës, si pikë statike, në atë vend është vendosur me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepit.
Njëri nga përfaqësuesit e serbëve në veri të Mitrovicës, Marko Jakshiq, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, se serbët në këtë pjesë të qytetit i kanë zhvendosur kontejnerët e policisë në afërsi të Tre Rrokaqiejve, pasi “janë kundër pranisë së pjesëtarëve të policisë nga stacioni jugor”.
Sipas tij, komuniteti serb në veri nuk ka gjë kundër që në atë pjesë të vendosen kontejnerët e policisë, por ky komunitet “kërkon që aty të jenë të pranishëm edhe policët e stacionit verior të policisë”.
Protestuesit serbë ishin grumbulluar te 'Tre Rrokaqiejt' rreth ores 13:00, pasi kishin dëgjuar alarmin, i cili shfrytëzohet për t'i protestuesit tek ura qendrore e qytetit të Mitrovicës.
“Pse të mos e kërkojnë një gjë të këtillë serbët? Pse Policia e Kosovës nga jugu përzihet ne resoret dhe përgjegjësitë e pjesës veriore të qytetit? E gjithë kjo që është në veri të lumit Ibër është përgjegjësi e policisë se veriut të qytetit dhe duhet t’u përmbahemi këtyre parimeve dhe argumenteve”, ka thënë Jakshiq.
Ai ka konfirmuar gjithashtu se qindra serbë e kanë penguar vendosjen e shtëpizave të policisë në veri, vendosjen e të cilave e ka kërkuar Prishtina zyrtare, pas vrasjes së një qytetari shqiptar në veri të qytetit.
Një ditë pas vrasjes së një qytetari shqiptar në veri të Mitrovicës, si pasojë e një shpërthimi , autoritetet e rendit kane tërhequr vërejtjen gjatë ditës se situata në këtë pjesë të vendit mbetet e tensionuar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha se policia në bashkëpunim me autoritetet tjera të komunës, janë duke u përpjekur për të ofruar një siguri më të madhe për qytetarët, e po ashtu edhe për uljen e tensioneve.
“Sa i përket situatës, mund të them lirisht se kemi një situatë jashtëzakonisht të tensionuar, marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit, shqetësimet e banorëve - jo vetëm të veriut, banorëve shqiptarë e serbë - por të të gjithë banorëve të tjerë në komunë e me gjerë".
"Policia e Kosovës me strukturat e tjera të sigurisë dhe të pushtetit lokal ka përgjegjësi për marrjen e masave ose veprimeve shtesë për uljen e tensioneve”, deklaroi Hoti.
Ai tha se ende nuk dihen motivet dhe shkaktarët e sulmit, por siç u shpreh ai, policia është duke hetuar të gjitha rrethanat e këtij incidenti kriminal.
“Ky është një rast që i tejkalon ndoshta edhe përmasat e ngjarjeve ditore dhe ngjarjeve që kanë ndodhur më herët. Prandaj veprimet tona kërkojnë të jenë të matura dhe të kenë koordinim shumë të rëndësishëm me të gjitha institucionet, edhe ato ndërkombëtare të sigurisë, por në radhë të parë edhe me vetë qytetarët”, tha Hoti.
(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)