E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret gruan dhe i ha krahun, 79-vjecari kërkon pafajësi

UASHINGTON-Një 79-vjeçar i cili kishte emigruar nga Kina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkoi të shpallet i pafajshëm për akuzën e vrasjes së gruas së tij.
Të enjten, policia në Massachusetts e gjeti Jieming Liu të ulur në karrige e të lyer në gjak. Sipas policisë, gruaja e tij 73-vjeçare Yuee Zhou u gjet e mbuluar nga gjaku në dhomën e gjumit nga djali i tyre Yening Zhou.

Djali i agresorit tha se babai i tij nuk e dinte se çfarë po bënte në atë moment, por vetëm bërtiste duke thënë “kjo nuk është nëna jote”. Ndërsa kërkoi pafajësinë, 79-vjecari, Liu tha se gjithçka e kishte bërë për vëtëmbrojtje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›