E Shtunë, 31 Tetor 2026

Farmacite e spitaleve Urdhri Punonjes jo profesioniste

Urdhëri i farmacistit ngre alarmin së në farmacitë e spitaleve të vendit punojnë persona me profesione të tjera deri dhe zooteknikë. Vetëm në 5 prej tyre thotë kreu i këtij urdhëri, Arjan Jaupllari, punojnë farmacistë të licensuar. Sipas tij punonjësit joprofesionistë abuzojnë me menaxhimin dhe shpërndarjen e medikamenteve nëpër pavione, por dhe i vjedhin ato.

"Janë disa farmacistë spitalore që nuk janë anëtarë të urdhrit të farmacistëve, madje janë ndihmësmjekë, ndihmësfarmacist. Në Peshkopi punon një zooteknik, në sanatorium punon një mjek. Dhe ne kemi të evidentuar nga ata vetëm pesë anëtarë të urdhrit të farmacistëve", tha Arjan Jaupllari, President i Urdhërit të Farmacistit.

Jaupllari ngre dhe një tjetër shqetësim sa i perket mungesës së trasparencës mbi shpërndarjen e buxhetit të spitaleve. Ende thotë ai nuk mekanizma, që drejtoritë e spitaleve të bejnë publike se si shperndahen fondet në shërbimet shëndetësore.

"Ministria e Shëndetësisë disponon sot mbi 50 për qind të buxhetit të shëndetësisë në Shqipëri dhe këtë buxhet ajo e administron nëpërmjet drejtorive të spitaleve të cilat e marrin nëpërmjet degëve të thesarit dhe për këtë buxhet nuk japin asnjë llogari se si shpenzohet dhe ku shpenzohet. Ministria e Shëndetësisë apo drejtoritë e spitaleve nuk i japin llogari askujt pse nuk ka barna në spital, pse hartohen lista të barnave spitalore në mënyrë abuzive dhe preferencave sipas kompanive farmaceutike afër oborrit të ministrisë", vijon ai.

Ndërsa për faramacisten e akuzuar për vjedhjen e barnave nga spitalet e QSUT, Jaupllari siguron që ajo nuk ka qënë e pajisur me licensën e ushtrimit të profesionit. Ky urdhër nuk ka emrin e saj në regjistrin e farmacistëve të licensuar. Urdhëri i farmacistëve u kërkon drejtuesve të spitaleve të mos punësojnë më në farmacitë persona pa diplomën e farmacistit dhe lejen e ushtrimit të profesionit.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›