Rritja e pagave, vonesat nga pushimet
Fondet per rritjen e pagave te institucioneve buxhetore jane bere efektive qe me 1 korrik, por se vonesat ne perfitimin e e shteses se pageses mujore jane krijuar nga vete institucionet buxhetore. Fondi i buxhetit nuk mund te celet per nje kategori dhe te bllokohet per nje tjeter, thane burimet ne Ministrine e Financave per gazeten "Koha Jone". Duke qene se, rritja e pagave eshte miratuar ne kulmin sezonit te pushimeve shume nga institucionet buxhetore kane krijuar vonesa ne hartimin e listepagesave sipas skemes se re te rritjes. E njejta gje ka ndodhur edhe vitet e kaluara, ndersa ministria e Financave ka garantuar se, te gjithe buxhetoret do te perfitojne rritjen e pages qe nga 1 korriku i ketij viti. Ne buxhetin e 2008, sipas Ministrise se Financave ishte parashikuar nje fond prej 4.6 miliard lekesh per politikat e rritjes se pagave dhe pensioneve. Ne buxhetin shtese 2008, ky fond ne total nuk ka asnje ndryshim, pervecse fondi per rritjen e pensioneve ju kalua fondit te sigurimeve shoqerore per te mundesuar ekzekutimin e rritjes se pensioneve perkatesisht 10 % ne qytet dhe 15 % ne fshat, sic eshte deklaruar dhe miratuar nga qeveria. Fondi i mbetur prej 2 miliard lekesh, ne zerin kontigjence, eshte vene ne dispozicion per politikat e miratuara tashme nga qeveria per rritjen e pagave. Keshtu ne disa rrethe rritja e pagave eshte perfituar tashme nga sektoret e arsimit dhe te shendetesise dhe ne disa te tjera ende jo pasi autoritetet vendore nuk i kane azhornuar ende ndryshimet. Fondi mesatar i pagave edhe per vitin qe vjen do te rritet mbi ritmet 6 per qind, por sektoret e arsimit do te jene serish prioritete, ndaj te cileve do te aplikohet nje rritjes e pageses mujore mbi ritmet 15 per qind. Lajmi njoftohet ne projektbuxhetin afatmesem 2009-2011. Rritja mesatare e pagave per mesuesit dhe mjeket do te jete respektivisht 15 dhe 18 per qind, por pasi te jene bere kategorizimet, perqindjet me te larta do t'i perfitojne ato qe kane rrogat e ulta. Keshtu ne sektorin e shendetesise rritja e pagave e mjekeve dhe infermiereve do te jete me e larte se, per shkak te baze se ulet qe ato kane. Ne kete menyre do te operohet edhe per pagat e sektorit te arsimit, ku rritjen me te madhe ne perqindje do ta perfitojne punonjesit ne sistemin parauniversitar. Gjithashtu gjate tre viteve ne vazhdim do te kete nje politike te qendrueshme te pagave per sektorin rendit dhe te ushtrise. Per shkak te detyrimeve qe rrjedhin nga aderimi per anetaresim ne NATO forcat e armatosura do te perfitojne nje rritje vjetore te pages 10 per qind. Ndersa administrata qendrore do te perfitoje nje rritje page mesatare 7 per qind. Ekspertet e buxhetit ne ministrine e financave pohojne se, rritja do te nise te aplikohet ne mes te vitit sic eshte bere tradite tashme.
Rritja sipas kategorive:
Pagat e infermiereve dhe mjekeve 18-36%
Pagat e arsimtareve 14%
Pagat e ulta 17%
Pagat mesatare 7%
Pagat e larta 4%
B.Hoxha
Rritja sipas kategorive:
Pagat e infermiereve dhe mjekeve 18-36%
Pagat e arsimtareve 14%
Pagat e ulta 17%
Pagat mesatare 7%
Pagat e larta 4%
B.Hoxha