E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tensioni i gjakut lidhet me humbjen e kujtesës

Autori i Lajmit: red.
Një nga shqetësimet më të mëdha në fushën e shëndetit, në Shtetet e Bashkuara është shtimi me ritme të shpejta i degradimit të trurit ose siç quhet ndryshe Dementia, që sjell humbjen e kujtesës tek të moshuarit.
Demetia, ne disa raste quhet demenca, është një simptomë e Alcajmerit, dhe thuhet se 20 përqind e amerikanëve mbi moshën 80 vjeç vuajnë nga ky degradim i trurit. Por një studim i ri e lidh dementian me tensionin dhe rekomandohet që një trajtim i thjeshtë i tensionit të gjakut mund të ulë rrezikun e humbjes së kujtesës mes të moshuarve.
Më shumë se 3 milionë amerikanë të moshës 70 vjeç e lartë vuajnë nga dementia dhe 5 milionë të tjerë vuajnë nga një lloj humbjeje kujtese që i vë ata në rrezik të lartë për t u prekur nga dementia.
Aktualisht nuk ekziston ndonjë mënyrë e provuar për shmangjen e dementias, megjithëse studimet në këtë fushë tregojnë se arsimi i lartë, të mirëushqyerit dhe ushtrime të rregullta fizike mund ta pakësojnë këtë rrezik. Kohët e fundit, një studim i ri doli me idenë se edhe duke ulur tensionin e gjakut njerëzit mund të pakësojnë gjasat për t u prekur nga dementia. Shkencëtarët krahasuan rezultatet e një studimi në shkallë ndërkombëtare mbi tensionin e gjakut mes rreth 3 mijë pacientëve mbi moshën 80 vjeç, dhe vunë re se trajtimi i tensionit të gjakut me barna të quajtur Diuretikë dhe ACE pakësoi 13 përqind mundësitë e prekjes nga dementja. Me këto rezultate në duar, shkencëtarët tani thonë se kujtesa duket se ndihmohet nga përmirësimi i qarkullimit të gjakut. Megjithëse të tjerë bëjnë thirrje për studime më të gjëra e më afatgjatë për të vërtetuar këto rezultate.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›