E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditjet pa dhimbje janë më të rrezikshme për zemrën

Autori i Lajmit: red.
Pasi ishte kthyer nga një udhëtim pune, gazetari i njohur amerikan, Tim Rasërt, vdiq në zyrën e tij. Shkaku ishte një sëmundje e papritur në arteret e zemrës. Studimet kanë treguar, se ndonjëherë këto goditje pa dhimbje në zemër, janë shpesh më të rrezikshme, sesa ato me dhimbje të cilat mund të dallohen dhe trajtohen. Gjithashtu, studimet tregojnë për një shtim të rasteve të kësaj sëmundjeje edhe në vendet në zhvillim. Sëmundjet koronare janë sëmundje të artereve, që furnizojnë zemrën me gjak dhe që mund të shkaktojnë vdekje të papritur. Mundësia e vdekjes nga një sëmundje e tillë, pa shenja paralajmëruese, në fakt është e frikshme. Kardiologu Peter Libi thotë se kjo sëmundje godet papritur prek rreth 50 përqind të burrave dhe 65 përqind të grave. Ajo shfaqet me një goditje të vogël në zemër, pa dhimbje, dhe kjo shpesh mund të jetë shenja e parë dhe e fundit. Mjekët përllogarisin se thuajse gjysma e atyre që provojnë një goditje të tillë në zemër nuk e dijnë se e kanë pësuar atë. Kjo për arsye se zemra nuk ndjen dhimbje. Dhimbja që njerëzit ndjejnë gjatë një goditje të zakonshme në zemër, ndodh kur fijet nervore të zemrës përplasen ose ndërthuren me fijet nervore të krahut, gjoksit ose shtyllës kurrizore.
Pacientët në këto raste mund t u nënshtrohen analizave të stresit dhe skanimeve dhe mjekët madje mund të fusin kamera shumë të vogla nëpër arteret e gjakut për të parë nëse në to është depozituar kolesterol ose në se arteriet janë ngushtuar. Doktor Daniel Rader, i secializuar për sëmundjet kardio-vaskulare thotë se këto analiza janë shumë të dobishme për parandalimin e bllokimit të artereve, por megjithatë, shumica e goditjeve në zemër, sidomos ato pa dhimbje, nuk ndodhim kështu. Në fakt, ato ndodhin kur një pjesë e vogël gjaku i mpiksur a kolesterol pëllcet ose fryhet menjëherë, njësoj si misrat kokoshka.
Ky shpërthim i menjëherëshëm mund të shkaktojë brenda pak sekondash bllokimin e rrjedhës së gjakut në zemër. Rezultati është vdekja e papritur. Kjo është arsyeja, që masat parandaluese janë të domosdoshme dhe shoqata amerikane kundër sëmundjeve të zemrës rekomandon disa hapa të thjeshtë: Mospirje duhani, dietë të shëndetshme, mbajtja e peshës trupore, kolesterolit nën kontroll dhe të paktën 30 minuta ushtrime fizike në ditë, edhe në qoftëse ato kryhen me ndërprerje brenda një intervali 10 minutash. Shumë amerikanë i kanë ndjekur këto udhëzime dhe, gjatë 20 vjetëve të fundit, numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës në Shtetet e Bashkuara është pakësuar 25 përqind.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›