E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët shqiptarë që jetojnë me qera, si të mbroheni nga hilet e pronarëve

Autori i Lajmit: red.
Qeramarësit shqiptarë që jetojnë në Angli, në shtëpi private të mirëmbajtura shumë keq dhe të akomoduara privatisht janë urdhëruar të gjejnë nga Bashkia më shumë rreth të drejtave të tyre. Në qoftë se pronari i banesës që jetoni ju kërcënon për ta lënë atë, hyn në shtëpinë tuaj pa lejen tuaj, ose e ka lënë banesën tuaj në kushte shumë të këqija dhe aspak të riparuar duke përbërë rrezik për jetën tuaj, Hackney s Housing Advice dhe Homelessness Prevention Service do të investigojnë dhe ndihmojnë ju të zgjidhni problemin ose të ndërmerrni aksion ndaj pronarit të shtëpisë ku jetoni. Shumë njerëz që jetojnë në shtëpitë me qira mund të nxirren jashtë vetëm në qoftëse ata janë shërbyer me paralajmërim korrekt, kur gjyqi ka bërë vendim kundër tyre ose vendimi i gjyqit i detyron të dalin jashtë. Këshilltari Alan Laing, anëtar i Kabinetit të Fqinjësisë së Mirë në Bashki, thotë: “Bashkia dëshiron të punojë me pronarët e shtëpive dhe qiramarrësit e sektorit privat nga të gjithë komunitetet e Bashkisë, përfshirë edhe komunitetin e shqiptarëve, për të siguruar një standard të mirë akomodimi”.
6000 stërlina për të zbutur dimrin
Shtëpimbajtësit dhe pronarët privatë në zonën e Hackneyt janë urdhëruar të gjejnë më shumë para për të bërë banesat-prona të tyre më shumë eficente ndaj energjisë, pasi pagesat dhe faturat e energjisë parashtrohet se do të rriten gjatë dimrit. Më shumë se 6000 stërlina janë të mundësuara për ngrohjen dhe sigurinë nga kjo kategori. E gjithë kjo pagesë do të kryhet për izolimin, rishikimin e instalimeve të gazit, zëvendësimin e bojlerëve dhe radiatorëve me të cilët do të ndihmohet në uljen e faturave gjatë dimrit. Ky grant do të paguhet njëkohësisht edhe për izolimin e dritareve, dyerve etj për ti bërë shtëpitë më të ngrohta.
Shtatori muaji i pastrimit të rrugëve
Jeni mërzitur me plehrat? Tani është shansi juaj të bëni diçka rreth tyre dhe të merni pjesë në angazhimin e muajit që vjen “Big Tidy Up”. Banorë të Hackneyt, shkolla, biznese dhe grupe komunitetesh janë urdhëruar të regjistrohen dhe të marin pjesë në angazhimin kombëtar për të pastruar vendin gjatë muajit shtator. Vitin e kaluar Bashkia e Hackneyt grumbulloi 10 852 tonë plehra nga mbeturinat e rrugëve të zonë. Këtë vit ju mund të bëni ndryshim duke u gjendur bashkërisht për të pastruar zonën tuaj lokale, dhe me anë të regjistrimit se sa thasë plehra ju mund të grumbulloni do të regjistrohen online në “Tidyupometer” edhe çmimet që do të jepen për ata që do të shënojnë më shumë. Pasi të regjistroheni, ju do të merni një paisje falas pastrimi me disa të tjera dhe udhërrëfyes esencial për të mbajtur paisjen tuaj pa probleme. Është e rëndësishme të planifikoni një gjë të tillë. Muaji shator është deklaruar nga Keep Hackney si muaji i pastrimit. Që nga viti i kaluar Bashkia ka investuar afërsisht një milionë stërlina për pastrimin e rrugëve duke pastruar më shumë se 200 rrugë të zonës më rregullisht.
Përkujdesësit që bëjnë punë të papaguar
Përkujdesësit që bëjnë punë të papaguar përkujdesjeje dhe shohin për miqtë, të afërmit ose komshinjtë në Hackney, janë thirr të gjejnë më shumë rreth shërbimeve të emergjencës. Bashkia e Hackneyt po e bën këtë që të sigurohet sesi përkujdesësi është vënë në shërbim të kësaj përkujdesjeje dhe sa e njeh problemin e emergjencës. Më shumë se 300 përkujdesës janë regjistruar në Hackney, me ndihmë duke përfshirë shpenzimet për 50 për qind jashtë pikut dhe 30 për qind gjatë pikut në Council leisure centres, menaxhuar nga Greenëich Leisure Limited (GLL). Kjo kartë gjithashtu jep diskount në më shumë se 50 dyqane, përfshirë farmacitë e Hackneyt dhe qendrave shëndetësore dhe kinemanë Dalston s Rio. Bashkia e lëshoi këtë strategji në qershorin e vitit të kaluar, duke përfshirë edhe Carers Card.

Këshilla
Nëse ju mendoni se jeni të shqetësuar nga pronari i shtëpisë ku jetoni:
1. Mbani rekorde ose ditarë të incidenteve apo kërcënimeve, përfshirë datat dhe kohën
2. Përpiquni të siguroheni që i gjithë komunikimi është me shkrim
3. Mbani rekorde të emrave dhe adresave të të gjithëve që janë përfshirë në problemin tuaj ose që janë dëshmitarë apo policë.
4. Nëse ju keni problem me landlordin, përpiquni të keni dikë prezent me ju si dëshmitar.
5. Shkruani tek ai nëse problemi vazhdon ju ndoshta jeni detyruar të largoheni ose të ndërmerrni aksion legal.
6. Raportoni gjithë problemet tek Council s Housing Advice Service, policia ose avokati.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›