Artistët e rinj gjallërojnë skenat e boshatisura
Autori i Lajmit: red.
Duket se sezoni i ri ka filluar suksesshëm në skenën e Akademisë së Arteve. Një sërë koncertesh që nuk do të ngelin vetëm në këtë skenë, por edhe në teatrin e Opereas dhe Baletit apo në sallën e Ministrisë së Kulturës, janë ndjekur dje nga shumë artdashës kryeqytetas. Edhe pse protagonistët e këtyre koncerteve nuk janë artistë të mëdhenj, ata janë mjaft të talentuar dhe kanë mundur të përfaqësojnë artin tonë edhe jashtë tij. Kështu në vazhdimësinë e programeve të Interreg Shqipëri, i cili prej 8 vitesh po koordinon projekte midis Regione Puglia dhe Shqipërisë, krahas atyre që kanë ndihmuar shëndetësinë, komunikacionet, problemet e mjedisit, janë edhe ato kulturore artistike ku bën pjesë edhe pojekti “CERATIVITÁ” që zbërthehet në filozofi e konceptim “Cooperazione per la Riscoperta delle Espressioni Artistiche Tradizionali ed Innovative tra Italia e Albania”. Nën 5 tituj të ndryshëm si “Mozaik melodish” për koncertin me këngë popullore dhe pop, “Ëndërr dashurie”, për atë me romanca vokale apo “Fllad rinor”, që përmban një musikal solistiko-koral me një skenar nga jeta e përditshme e rinisë sonë, “Lirizëm” për koncertin solistik me arie lirike dhe “Harmoni lirike” që është koncerti koral me përmbajtje të literaturës operistike italiane dhe shqiptare. Këto koncerte do të shpalosin përpara spektatorëve disa gjeni të muzikës sonë dhe italiane gjatë zhvillimit të tyre tradicional. Në këto koncerte përfituesit e këtij projekti, një grup studentësh e artistësh pjesëmarrës në Edicionin IV të Takimit të Zërave të Rinj “Jorgjia Truja”, së bashku me kolegët italianë do të mund të shpalosin në skenë, atë ç kanë mundur të përfitojnë në kurset profesionale të nivelit të lartë pranë Konservatorit “Nicola Piçinni” të Barit 16-22 qershor 2008, si dhe përvojën kulturore mbi përsosjen e politikave menaxheriale kulturore midis dy vendeve (Rajonit Puglia-Shqipëri) në 14-18 korrik 2008 në Sarandë.
Shtrirja
Shtrirja në kohë dhe në disa fusha: linguistikë, letrare, muzikore dhe teatrore, i ka vënë përpara përgjegjësive 9 partnerët që përfaqësojnë institucione shtetërore si Universiteti i Studimeve Bari, i cili drejton projektin, Regione Puglia Comunicazione, universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Konservatori “Nicola Piçinni” Bari si dhe shoqata joqeveritare si UNISCO, EPTA-Albania, Compania delle formice dhe AFSC në teatrin etj, të cilët punojnë paralelisht në dy drejtime, individualisht dhe kolegjialisht.
Qëllimi
Qëllimi i këtij projekti është njohja dhe zbulimi i vlerave të trashëgimisë historike në evoluimin e tyre kronologjikisht duke prekur edhe problemet aktuale të praktikave bashkëkohore që t i serviret brezit të ri, përfituesve të përzgjedhur për t u pajisur me një përvojë jo vetëm kulturore, por edhe menaxheriale, që në të ardhmen ata të dinë të menaxhojnë veprimtari që kërkojnë bashkëpunim ndërkufitar. Këtij qëllimi i kanë shërbyer edhe etapat paraardhëse të projektit të zhvilluara në Durrës, Monopoli(Itali) në 16-22 maj dhe Bari pranë konservatorit “Nicola Piçinni” dhe 18 korrik Sarandë. “Aktualisht, jemi në fazën finale të gjithë aktivitetit, pra e gjitha puna disamujore ka arritur të ngjitet në skenë”, - thotë për “Ballkan” Takuina Adami, koordinatore për EPTA-Albania. “Kjo fazë shoqërohet me një seri koncertesh të Ansamblit C.R.E.A.T.I.A.V.I.T.A. Kështu quhet grupi i solistëve italo-shqiptarë të cilët më 16 shtator kanë zhvilluar një turne koncertal në Itali për të përfunduar më 27 shtator në Shqipëri, vijon Adami
Pjesëmarrësit
Pjesëmarrësit shqiptarë janë studentët Aplikelda Qirko, Klodiana Laze dhe artistët e rinj Blerta Zhegu dhe Armamdo Lika si dhe pianistja Ingrid Pulizo.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008