Skema e strehimit të emigrantëve në Angli deri në 2011-ën
Autori i Lajmit: red.
Rastet që kanë të bëjnë me statusin e qëndrimit në Angli qeverisen, ndër të tjera, nga ligjet e imigracionit të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas juristëve kohëzgjatja dhe mënyra e shqyrtimit të rasteve të personave të cilët nuk kanë çështjen e statusit të qëndrimit të zgjidhur varen nga llojet e rasteve. Për shembull, rastet të cilat kanë të bëjnë me çështje martesore apo bashkim familjar ndryshojnë nga rastet ku bëhet fjalë për aplikantë të cilët kanë kërkuar strehim nga shteti britanik. Ata që presin shqyrtimin e rasteve kanë të drejta të garantuara nga ligji. Të drejtat përfshijnë të drejtën e trajtimit të drejtë pa marrë parasysh gjininë, kombësinë apo racën, të drejtën e mbajtjes së fesë, të drejtën e përkrahjes nga shteti rreth çështjeve banesore varësisht nga rrethanat e rastit, të drejtën e trajtimit mjekësor dhe të drejtën e të pasurit përfaqësues ligjor. Atyre që u është refuzuar strehimi, u jepet e drejta e ankesës dhe e shqyrtimit të rasteve të tyre nëpërmes tribunaleve dhe gjykatave. Sipas juristëve, Ministria e Punëve të Brendshme të Anglisë është përgjegjëse për shqyrtimin e rasteve të strehimit. Shënimet udhëzuese të cilat i lëshon kjo ministri tregojnë se për shumicën e aplikacioneve për strehim të cilat janë bërë para datës 5 mars 2007, raste këto që kategorizohen si raste të vjetra , janë të formuara rreth 60 ekipe punuese të cilat merren me shqyrtimin e tyre. Ministria gjithashtu ka dhënë indikacion se ka për qëllim që këto raste të shqyrtohen deri në vitin 2011. Disa rasteve u jepet prioritet më shumë se të tjerave si, për shembull, atyre që paraqesin rrezik për sigurinë e Anglisë. Megjithatë, data specifike se kur mund të shqyrtohen rastet e veçanta nuk jepen nga ministria. Aplikantët e kanë për obligim ta respektojnë ligjin dhe t u përmbahen udhëzimeve të autoriteteve të imigracionit. Në këtë mënyrë ata e ndihmojnë procesin e zgjidhjes së statusit të tyre. Për shembull, është me rëndësi që autoritetet e imigracionit të kenë adresat e sakta të aplikantëve. Pra, çdo ndryshim adrese duhet të raportohet në mënyrë që të mos ketë vonesa në shqyrtimin e rasteve si rezultat i adresave të pasakta. Përveç adresës, aplikantët duhet të raportojnë edhe ndryshimet tjera në rrethanat e tyre personale. Udhëzime rreth kësaj jepen nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nëse aplikantët nuk kanë kufizime sa i përket shkollimit dhe të drejtës së punës, atëherë do t u kisha thënë që ata të shfrytëzojnë këto mundësi në mënyrë që t i arrijnë aspiratat e tyre në lëmitë në të cilat ata përcaktohen dhe t i japin më shumë kontribut edhe shoqërisë. Mund të ndodh që në raste të veçanta aplikacionet të shqyrtohen më shpejt, varësisht nga rrethanat, por, secili rast është i ndryshëm, kështu që do t u kisha drejtuar aplikantëve që të marrin këshilla juridike për rastet e tyre specifike. Ndërsa çështjet e amnistisë janë çështje të brendshme të ministrisë dhe për ato ministria merr vendime. Në rastet kur vendoset ndonjë amnisti lëshohen komunikatat përkatëse. Shënimet e ministrisë momentalisht japin indikacion se rastet të cilat i kategorizon si raste të vjetra dhe për të cilat u fol më lart nuk shqyrtohen si raste amnistie. Pra, këto shqyrtohen si çdo rast tjetër dhe të njëjtët faktorë merren parasysh në të gjitha rastet.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2008