E Shtunë, 31 Tetor 2026

Traktati START afër miratimit

Ligjvënësit Demokratë në Senat kanë mposhtur përpjekjet e republikanëve për ta ndryshuar strategjinë e re mbi reduktimin e armatimit bërthamor ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Shtëpia e Bardhë tha se është e bindur se Senati tani do ta miratojë traktatin e ri para nisjes së pushimeve për Krishtlindjet.

Senatorët republikanë kishin propozuar amandamente që traktati START të lejojë më shumë inspektime dhe vendosjen e më shumë raketave, si dhe hapjen e bisedimeve me Moskën për armët bërthamore taktike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›